Droga e Treblovës, Krimet e Rënda japin vendimin për bandën kriminale

Droga e Treblovës, Krimet e Rënda japin vendimin për bandën kriminale

Droga e Treblovës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin për 2.4 tonë drogë të sekuestruara në Treblovë të Vlorës, në vitin 2016.

Krimet e Rënda kanë dënuar me 30 vite burg bandën kriminale të trafikut të drogës, të cilët bashkëpunonin me policinë. Përkatësisht janë dhënë 9 vite burg për shtetasin Taulant Haxhiraj, 9 vite për Shkëlqim Koçiaj, 8 vite për Marjus Bajrami dhe 4 vite për Xhovalin Bacon. Të pandehurit kanë përfituar uljen me 1/3 e dënimit nga gjykimi i shkurtuar.

Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndronte shtetasi Taulant Haxhiraj, i cili bashkëpunonte ngushtë me punonjësin e policisë, Renaldo Avdulaj, si edhe me disa persona të tjerë. Këta kishin për detyrë marrjen e masave konkrete për kultivimin, magazinimin dhe më tej, shpërndarjen e lëndës narkotike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)