Duke punuar kopshtin, çifti gjen kasafortën me mijëra dollarë e stoli ari

Duke punuar kopshtin, çifti gjen kasafortën me mijëra dollarë e stoli ari

Çifti nga New Yorku, të cilët ishin duke punuar kur gjetën një valixhe misterioze të mbushur me para e stoli të vjetra

Një çift në Staten Island të New Yorkut, është befasuar shumë kur gjatë punimeve në kopshtin në oborr, kanë hasur në një 'valixhe misterioze' të mbushur me para e stoli të vjetra.

Brenda saj kishte 52 mijë dollarë dhe stoli me diamante, si dhe shumë unaza të arta. Megjithatë, ata e kuptuan që kasaforta kishte të bënte me një vjedhje.

Përveç arit dhe parave, në këtë kasafortë kishte edhe një letër, në të cilën ishte adresa e një shtëpie, e cila gjendej në lagjen në të cilën banojnë çifti që gjetën paratë.

Pasi shkoi në shtëpinë në të cilën ishte adresa në letër,  burri zbuloi që fqinjët e tyre ishin plaçkitur në vitin 2011. Kështu, ata kthyen çdo gjë të gjetur te pronarët e plaçkitur.


( Kasaforta e gjetur nga çifti, brenda së cilës ndodheshin para e stoli te vjetra )

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës