Spanja e kërkonte për trafik droge nga Kolumbia, italiani kapet në Portin e Durrësit! Do ekstradohet drejt Madridit

 Spanja e kërkonte për trafik droge nga Kolumbia, italiani kapet në Portin e Durrësit! Do ekstradohet drejt Madridit

Foto ilustruese

DURRES- Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar një shtetas Italian me qëllim ekstradimin në Spanjë ku është dënuar për trafik droge. Arrestimi i  Roberto Basco u krye si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, pas finalizimit të operacionit ‘Porta'

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit e kishte dënuar me 6 vite burgim në vitin 2019 për trafik të lëndëve narkotike dhe nga dënimi i ka mbetur për të kryer edhe 1 vit e 5 muaj burg.

'Gjatë operacionit është arrestuar, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi italian Roberto Basco, 59 vjeç.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Madridit, Spanjë, me vendimin e datës 19.09.2019, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi  i lëndëve narkotike", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 1 vit e 5 muaj burgim.', thuhet në njoftimin e sotëm policisë. 

Më 26 shkurt 2019, Roberto Basco ishte kapur në aeroportin e Madridit pasi në valixhe i ishin gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë (me peshë totale rreth 5.6 kg), që i kishte sjellë nga Kolumbia, me qëllim shitjen në Spanjë, informoi sot policia e Durrësit.    

Vijojnë procedurat për ekstradimin e italianit drejt Spanjës.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Balla-opozitës: Kur ishte ministër kryezëvendës lideri, droga në Lazarat ishte dy herë më e madhe se buxheti i shtetit! Salianji: Bëtë kurban një ministër për kanabizimin e Shqipërisë

Balla-opozitës: Kur ishte ministër kryezëvendës lideri, droga në Lazarat ishte dy herë më e madhe se buxheti i shtetit! Salianji: Bëtë kurban një ministër për kanabizimin e Shqipërisë