POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ekzekutim mafioz në Durrës, vritet për hakmarrje miku i Shullazit, shoku vdes në spital (VD)

Vritet në pritë në Durrës Edison Harizaj, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Një atentat me armë i është bërë 39-vjeçarit nga Vlora Edison Harizaj i cili ka mbetur i vdekur, ndërkohë që i plagosur rëndë mbeti shoku i ngushtë Genci Caci, 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Viktima Edison harizaj dhe pamjet nga vendi i ngjarjes në Durrës

Report Tv siguroi foton e viktimës dhe pamjet e makinës tip 'Audi' me targa AA857 që është bërë shoshë nga plumbat. Edison Arizaj mendohet të ketë qenë pasagjer në mjetin luksoz, ndërsa shofer ishte Genci Caci. Nga rrethanat e krimit duket se kemi të bëjmë më larje hesapesh mes bandave rivale, ndërsa po hetohet pista e hakmarrjes. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar forcat e policisë për ngjarjen e rëndë. I plagosuri është dërguar fillimisht në spitalin e Durrësit, më pas në Tiranë në Spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka disa plagë në trup.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në Durrës, ndërsa deri tani janë shoqëruar 12 persona. 

Makina ku udhëtone viktima Edison Harizaj

Skema si ndodhi ngjarja
Edison Harizaj ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës, kur i është bërë pritë në lagjen nr.13 në Durrës. Ndaj makinës "AUDI"  ku udhëtonte Harizaj bashkë me mikun e tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi.  Report Tv ishte në vendin e ngjarjes duke rindërtuar skemën e vrasjes, ndërsa sipas burimeve nga grupi hetimor autorët kanë qenë në kundravajtje dhe kanë përdorur dy makina për të kryer atentatin. Njëra nga makinat i ka prerë rrugën ‘Audi’-t, në këtë moment Harizaj ka frenuar dhe devijuar, ndërsa nga makina tjetër është qëlluar me breshëri automatiku. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar mbi 15 gëzhoja kallashnikovi. Vendi ku autorët ekzekutuan mikun e Shullazit nuk ka ndriçim, ndërsa më pas u larguan në sens të kundërt të autostradës. Autorët pas atentatit kanë shkuar në zonën e Shën Vlashit të Durrësit dhe kanë djegur makinën me të cilën kryen vrasjen, e cila ishte e vjedhur, më pas u larguan me një tjetër makinë për të humbur gjurmët.

Pistat e hetimit
Një nga viktimat e këtij atentati, Edison Harizaj dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje, pasi ka qenë i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Albano Xhaferrit dhe Elvis Troqes në Vlorë, për të cilat ishte marrë në pyetje, por kishte mohuar akuzat. Gjithashtu burime te Report Tv bëjnë me dije se Edison Harizaj është hetuar edhe për vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, por nuk u gjetën prova. Harizaj dyshohej se u vinte gjoba në Vlorë biznesmenëve, merrej me trafik droge dhe vendosje eksplozivi. Edison Harizaj njihej si ndër personat më të rrezikshëm ne Vlorë dhe si i forti i këtij qyteti. Deri tani janë ngritur pika të shumta kontrolli për të arrestuar autorët, por nuk ka asnjë të ndaluar. Ngjarja e rëndë në Durrës, ka bërë që drejt qytetit bregdetar të niset RENEA. Pika kontrolli janë ngritur në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kavajë, ndërsa deri tani janë 12 të shoqëruar. 

Njoftimi i policisë për atentatin në Durrës
Më datë 06.11.2018 , rreth orës 22:50 ,në lagjen nr. 13, Durrës brenda një mjeti tip “Audi” është gjetur pa shenja jete shtetasi E.H. 39 vjeç, banues në Vlorë dhe i plagosur shtetasi G.C. 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 20:14
Me foto/ Ja kush është Genc Caci, viktima e dytë e atentatit në Durrës që shoqëronte Edison Harizajn

Personi që shihni në këtë foto të siguruar nga Shqiptarja.com është Genc Caci, viktima e dytë e atentatit që tronditi Durrësin mbrëmjen e djeshme.

Caci u plagos nga breshëria e plumbave në atentat, ndërkohë që po udhëtonte në një makinë tip Audi me shënjestrën e atentatit, Edison Harizaj.

33-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, aty ku ndodhej që prej mbrëmjes së djeshme.

Ora 18:48
Vdes në spital Genc Caci, u plagos mbrëmë në Durrës me të ‘fortin’ Edison Harizaj

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Genc Caci, i plagosuri në vrasjen e mbrëmjes së djeshme në Durrës.

Caci u plagos në atentatin e djeshëm në Durrës ku u vra Edison Harizaj. Caci kishte marrë disa plagë të rënda në trup nga breshëria e automatikut.

Genc Caci po udhëtonte drejt Tiranës me Edison Harizajn në momentin e atentatin.

Ora 11:27
Rrëmbimi i Xhaferrit, pas dëshmisë së të penduarit, miku i Shullazit fshihej në Durrës (Detaje të reja)

Pas dëshmisë së dëshmitarit të penduar Gazmend Merkaj, ku implikonte Edison Harizajn në rrëmbimin dhe vrasjen e Albano Xhaferrit, viktima e atentatit mbrëmjen e djeshme ishte zhvendosur nga Vlora në Durrës ku fshihej. Ai i trembej ndonjë hakmarrje të mundshme në Vlorë duke u fshehur në Durrës, por mbrëmë u vra pikërisht në këtë qytet.  Ekzekutimi tij ka qenë mafioz, pasi autorët nuk kanë lënë gjurmë dhe prita u bë në një vend ku nuk kishte kamera sigurie.

Ora 08:54
Njolla gjaku dhe xhama të thyer/ Report Tv në vendin ku ndodhi atentati në Durrës, skema si u vra miku i Shullazit (VIDEO)

REPORT TV solli pamje nga vendi i ngjarjes, ku u ekzekutua mbrëmë në Durrës Edison Harizaj dhe u plagos shoku i tij. Report Tv ka rindërtuar edhe njëherë skemën si u realizua vrasja në lagjen nr.13 në unazën e plazhit të qytetit bregdetar.
Autorët kanë pasur informacion të saktë mbi lëvizjen e autorëve, ndërsa kanë qenë në kundravajtje, përballë duke qëlluar me breshëri kallashnikovi makinën tip Audi ku po udhëtonin Harizaj dhe shoku i Genci Caci.

Pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi atentati ne Durrës
 

E ndërsa makina e viktimës është larguar nga grupi hetimor, në vendin e ngjarjes duken njollat e gjakut dhe xhamat e thyer nga breshëria e plumbave të kallashnikovit.

Vraja mafioze ka qenë e planifikuar mirë, pasi pas ekzekutimit autorët janë larguar në drejtim të Shën Vlashit duke djegur makinën te varrezat.

Ora 08:24
Gjendet makina e djegur që përdorën autorët për atentatin në Durrës (FOTO)

Në Shën Vlash të Durrësit është gjetur një makinë e djegur, e cila dyshohet se është e autorëve të atentatit mbrëmë në lagjen nr. 13 në qytetin bregdetar të Durrësit në unazën e plazhit.

Makina dyshohet se u përdor nga autorët për të kryer vrasjen më pas e kanë djegur në Shën Vlash duke u larguar me një tjetër makinë për të humbur gjurmët.

Makina që përdorën autorët për vrasjen dhe që më pas e dogjën

Policia ka nisur hetimet që mbrëmjen e djeshme për të identifikuar dhe arrestuar autorët, por vështirësitë shtohen, pasi vendi ku u krye vrasja nuk ka as kamera sigurie.

Ora 07:40
Dëshmia/ Miku i Shullazit që u vra në Durrës porositi pengmarrjen e Albano Xhaferrit në Vlorë

Mbrëmë u ekzekutua në një atentat me armë zjarri në Durrës Edison Harizaj. Harizaj ishte akuzuar për disa krime, mes tyre rrëmbimi i Albano Xhaferrit në Vlorë.  Edison Harizaj ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Vlorës, kur i është bërë pritë. Gazeta Shqiptarja.com zbardhi pak ditë më parë ekskluzivisht dëshminë e Gazmend Merkajt, i cili shprehej se është rrëmbyer për llogari të Edison Harizajt.

“Eleminimi i Xhaferit me urdhër të Edison Harizaj”
Në datën 2 gusht 2018,për zhdukjen e Albano Xhaferit është marrë deklarim Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, i cili është lidhje shoqërore e shtetasit Ardit Kola dhe në datën 1 gusht 2018 është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj. Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj. Gazmend Merkaj ka shpjeguar gjithashtu se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se shtetasi Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

Xhaferi kishte dijeni për atentatin e Llanaj
Lidhur me këtë ngjarje, ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017. Për sa u përket automjeteve të përdorura për marrjen dhe më pas për vrasjen e shtetasit Albano Xhaferi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se fillimisht ishte programuar dhe organizuar që Albano Xhaferi do të ruhej për lëvizjet e tij me një automjet të markës “Mercedes Benz” 250, me ngjyrë kafe të errët, në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj, të cilit i kishin bërë edhe dy vrima në bagazhin e tij për të vrojtuar lëvizjet e Albano Xhaferit.

a.xh./r.k.
Komento

Komente

  • Fredi: 07/11/2018 19:21

    E kan nis karrieren heret dhe kujtojn se gjith jeten do jen trima dhe kto tjeret qe kan dal te rinj sot kto te fortet qe kan ca lek e mundesojn ca prona ca arm e ca njerez kujtojn se do shpetojn? Nuk i kapin 50 vjec tgjith atje do shkojn po pate vrar qoft dhe nje njeri do te vrasin ose dicka do ndodh jeten nuk e gezon. Ky edi faqedjegmi dhe femrat i mbante me zor ska pas turiste ne vlore qe se ka dashur per vete ky dhe thoshte pse jo i mbaj si mbreteresha Te gjith ket fund do ken nga me i madhi tek me i vogli

    Përgjigju
  • Albi: 07/11/2018 18:40

    I lumte dora atyre se nje plehre me pak.

    Përgjigju
  • Titi: 07/11/2018 18:25

    Ore po pa makine te blindiar si paska leviz? Po kur e ke te shkrujtme ske ci bl.

    Përgjigju
  • altin tani: 07/11/2018 17:56

    per mendimin tim shullazit i leverdis qe te rrije brenda se e shef qe jasht mund ta haje se plumbi nuk pyet sa i fort je........

    Përgjigju
  • Aldo: 07/11/2018 12:17

    Sa me shume kshu vella, me mire e qete jane njerezit, Se u meruam, spo pime dot nje kafe me familjen te qete a te q.. udhet Hajt me lajme te reja te mirpritura si kjo.

    Përgjigju
    • Ganiu: 07/11/2018 17:02

      Do te te bejme ty kapo tani se e paske edhe emrin si mafjoz i vertete si Aldo Ercolano ate q... udhet e tua

  • CaBone: 07/11/2018 10:15

    Ngushllime familjes por kta lloj kokrrash ket fund kan. Un nuk mendoj se te bret njeri kot. Po sikur te themi qe mund te ket nje ekip elit ne zhdukjen e krimineleve nga shteti vet a do mund te ishte e drejt? Per mendimin tim do te ishte shum mir nqs shteti sja del dot ktyre ne mynyr ballore por kap e pastro pak e nga pak dhe perfundimi nje shqipri me e mire per shqiptaret. Mua personalisht po me vjen pak era shtet nuk e di per ju tjeret. Nqs eshte keshtu hallall shteti

    Përgjigju
  • Trnakopi: 07/11/2018 10:11

    Ne fund te fundit (nese vetem gjysma jane te te verteta per te kaluaren e tij), atehere eshte MIRE qe persona te tille me nuk jane nder te gjallet. Nuk me dhimbset aspak i ndjeri, me shiku holl e holl me dhimbset vetja ku jemi katandisur si shoqeri qe ti pergezojme raste te tilla. Pra dashte e pa dashte, duhet te ndalemi e te vlersojme gjendjen tone kolektive mendore e shpirterore deri ku kemi arrit.

    Përgjigju
  • Me ne fund: 07/11/2018 09:48

    Qytetaret e vlores kan nji buzqeshje me shum sot . Njerz si ky ishalla vriten cdo nat . Gjynah qe paska shpetu Genci

    Përgjigju
  • Tironsi: 07/11/2018 09:30

    Ishalla ka kemben e mbare. Terheqt sa me shume mbas vetes

    Përgjigju
  • Erik: 07/11/2018 09:12

    Durresi do ishte tronditur sikur te vritej ndonje grua, mesues, intelektual, gazetar, por nuk mund te thuhet kur vritet nje kriminel. Ky vend sot ka nje problem me pak.

    Përgjigju
    • Reno: 07/11/2018 18:52

      Tamam. Durresi esjte lumturuar, e jo tronditur

  • Vlora14: 07/11/2018 01:43

    Perplasja e bandave ka filluar ..cudi qe degjoj qe edison faqedjeguri eshte vrare.ai mendohej i paprekshmi i botes se krimit ...i lidhur me shullazin dhe me shum vrasje te bujshme ne vend nga vajdin lamaj deri te 2 t zhdukurit dhe te vraret se fundmi ne vlore...e nga do i ket ardhur valle ??!!!

    Përgjigju
  • gimi: 07/11/2018 01:41

    shoket e xhuxhit

    Përgjigju
    • Hugo: 07/11/2018 13:36

      Kush esht xhuxhi?

    • midhja shpk: 07/11/2018 02:24

      shoket e xhuxhit, do ket fol ky pentito i ri si puna e sinanajt dhe mos ka nxjerr emra, po kepusin hallkat e zinxhirit

  • Deti me dallge: 07/11/2018 00:25

    Edhe gjykatesin e vlores ky e hodh ne ere me tritol.eshte shkruajtur qe vite me pare.mesa duket shteti po ia pret te gjitha krahet shullazit,jo me burg po ndoshta jane aktivizuar skuadrat e vdekjes.ky tip nuk mund te vritej kaq lehte sepse ishte KOKË ne kuptimin e vertete te fjales.

    Përgjigju
    • Vlora: 07/11/2018 01:54

      Eshte shum e vertet, nuk vritej kollaj ky rob,e ka henger na nje i madh i shtetit ne bes

    • midhja: 07/11/2018 01:42

      ky mund ta ket vra por dihet qe urdheri erdhi nga durrsi, kta qe e kan qit ne prit me siguri e kan njoft nga afer, te shofim a shkon dot shteti deri tek ata qe e kan qit ne prite, kjo me duket si dhurate per min e ri, uroj qe tja dal mban ne çemdinen e kafsheve, por ktu barbareve su ben derman as murtaja