POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Historike/ 'Ushtria' bashkon politikën në Kosovë, Kuvendi miraton me 106 vota transformimin e FSK-së

PRISHTINE - Ditë historike për Kosovën. Kuvendi ka miratuar sot në seancë të posaçme ndryshimet Kushtetuese për formimin e Ushtrisë dhe për rrjedhojë krijimin e Ministrisë së Mbrojtjes. 

Me 106 votat e deputetëve të pranishëm, FSK është transformuar tashmë në Ushtri. Pro projektligjeve kanë votuar si pozita ashtu edhe opozita. Këta të fundit kishin paralajmëruar edhe më herët se do të votonin pro bërjes së Kosovës me Ushtri. Në seancë nuk kanë marrë pjesë deputetët e Listës serbe, të cilat u pozicionuan kundër krijimit të Ushtrisë. 

Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite. Disa ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro.

FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane. 

Ora 12:19
Stoltenberg kundër Ushtrisë së Kosovës: Palët të sigurojnë se ky vendim nuk do të shkaktojë tensione në rajone

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar ashpër ndaj krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Në një postim në rrjetin social "Twitter", Stoltenberg shkruan se e kundërshton vendimin e krijimit të Ushtrisë në Kosovë, ndonëse thotë se erdhi si pasojë e shqetësimeve të shprehura nga NATO. Në fund, ai shkruan se të gjitha palët tanimë duhet të garantojnë se krijimi i Ushtrisë në Kosovë nuk do të rrisë tensionet në rajon. 

Stoltenberg edhe përpara ditës së sotme historike për Kosovën, është shprehur kundër krijimit të Ushtrisë. "Të gjithë aktorët politikë përgjegjës në rajon duhet të përqëndrohen në përparimin e reformave dhe në dialog. E përsëris thirrjen time për Prishtinën dhe Beogradin që të mbeten të qetë dhe të përmbahen nga çdo deklaratë apo veprim që mund të çojë në përshkallëzim. NATO vazhdon të mbështesë dialogun e sponsorizuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës si zgjidhja e vetme politike e qëndrueshme për rajonin", ka deklaruar pak ditë më parë Stoltenberg pas një takimi të jashtëzakonshëm NATO-Ukrainë.

Postimi i  Jens Stoltenberg në rrjetin social "Twitter"
Ora 12:00
Krijimi i Forcave të Armatosura, Thaçi: Dëshmi e guximit, përgjegjshmërisë dhe unitetit të popullit kosovar

Presidenti Hashim Thaçi e ka cilësuar Ushtrinë e Kosovës nder, siguri dhe mirëqënie të Republikës së Kosovës. Ai shkruan në rrjetin social “Facebook” se pas dy dekadash shumë të mundishme, Kosova më në fund po përmbyll procesin e shtetndërtimit.

“Në Kuvendin e Kosovës, me shumicë absolute, përtej dallimeve politike, si rrallëherë të zgjedhurit e popullit miratuan pakon ligjore për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Si shoqëri dhe shtet e kemi dëshmuar se jemi të guximshëm, të përgjegjshëm dhe dimë të qëndrojmë të bashkuar për t’i mbrojtur interesat e popullit dhe shtetit tonë”, shkruan me tej Thaçi.

Në fund, presidenti kosovar e cilëson krijimin e ushtrisë si dhuratën më të mirë për festat e fundvitit.

Postimi i plotë i Hashim Thacit në rrjetin social "Facebook"
Ora 11:45
Uron Kosovën për krijimin e Ushtrisë, Rama poston foton e Thaçit i veshur si ushtarak

Kryeministri Edi Rama, si rrallë herë, ka vendosur që të reagojë ndaj formimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës me pak fjalë. Në një postim në rrjetin social "Facebook", Rama ka publikuar një fotografi të presidentit kosovar Hashim Thaci, i veshur si ushtarak, e përmbi fotos shkruan: "Urime, Urime, Urime".

Postimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetin social "Facebook"
Ora 11:02
Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, Presidenti Meta: Dëshmon përgjegjësinë e Kosovës për të kontribuar për paqen e rajonit

Edhe Presidenti Ilir Meta ka reaguar për formimin e Ushtrisë në Kosovë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Meta e ka cilësuar krijimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Kosovës si një vendim historik që dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike. Më tej, Meta shkruan se ky vendim dëshmon edhe kontributin që Kosova kërkon të japë për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. “Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, shkruan më tej Meta.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta në rrjetin social "Facebook"
Ora 10:55
Formimi i ushtrisë, Basha: Kosova do të jetë me e sigurtë, kombi shqiptar edhe më i fortë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar fill pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese të Kosovës për formimin e Ushtrisë. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Basha e uron Kosovën për Ushtrinë dhe e cilëson pas Pavarësisë si ngjarjen e dytë të saj të përmasave kombëtare dhe historike.

“Me Ushtrinë e saj, Kosova do të jetë më e sigurtë, rajoni më në paqë, kombi shqiptar i integruar dhe më i fortë”, shkruan më tej Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës në rrjetin social "Twitter"
l.q./r.k.
Komento

Komente

  • Ardian Hasanaj: 14/12/2018 14:28

    Urime! Urime! Urime! Ky eshte nji moment historik. Ushtria e Kosoves shte vlersim per mundin e te gjithe atyre qe dhane jeten dhe sakrificat ne dekada lufte per liri! Urime Kosove!

    Përgjigju
  • Europeana: 14/12/2018 14:01

    Urime, dhe shkoj edhe me tej duke ju uruar qe ushtria te kthehet ne krenari per standarte per te gjith kosoven!

    Përgjigju
  • blenard: 14/12/2018 12:33

    grandiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii urimeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee urimeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

    Përgjigju
  • Erik: 14/12/2018 10:52

    Urime Kosove per kete arritje! Pooor, kam frike se pas kesaj shkelje syri me kollajllik nga SHBA, do vij kerkesa po prej tyre per rishikimin e kufijve dhe Kosova do gjendet si peshku pa uje. BE dhe NATO s'e kane perkrahur krijimin e ushtrise dhe ne rast se do vihet ne tryeze shkembimi i territoreve nga SHBA, atehere Republika e Kosoves do gjendet e vetme perballe dy partnereve dhe Serbise. Mos qofte ky skenari, se s'do jene mire punet atehere.

    Përgjigju
  • Arbër: 14/12/2018 10:47

    Gëzuar Gëzuar Gëzuar

    Përgjigju
  • Shkodra: 14/12/2018 10:45

    Rrofte shqipnija etnike ju lum

    Përgjigju