Nga pasuria e trashëguar tek denoncimet për aferat korruptive, prokurorja Alma Muça para KPK

Nga pasuria e trashëguar tek denoncimet për aferat korruptive, prokurorja Alma Muça para KPK

Foto ilustruese

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se prokurorja në Prokurorinë e Përgjithshme Alma Muça nuk ka probleme me deklarimin e pasurisë, nuk gjendet në situatë të konfliktit të interesit, si dhe mbart aftësi profesionale.

Trupa gjykuese që po shqyrton dosjen e prokurores përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Valbona Sanxhaktari.

KPK, duke u bazuar tek hetimet e ILDKPI-së dhe DSIK-së, është informuar se pasuria e Alma Muçës përfshin automjetin me vlerë 17 mijë e 500 euro, shumë kjo e dhënë hua nga babai i saj, një shumë prej dy milionë lekësh nga shitja e një makine të mëparshme, si dhe një depozitë prej 5 milionë lekësh të vjetra në një bankë të nivelit të dytë nga kursimet e pagës në vitet 2014-2015.

Këtyre shumave i shtohen edhe dy apartamente në vitin 2017, me sipërfaqe 96 m2 dhe 32 m2, të trashëguar pas vdekjes së babait të saj. Apartamentet në fjalë ishin të ndara mes mamasë dhe dy vëllezërve, por këto të fundit mësohet se kanë hequr dorë dhe ia kanë dhuruar prokurores Muca. Po sipas hetimeve, Muça e ka shitur shtëpinë në Dibër dhe e ka deklaruar njëherë në 1996 dhe më pas në vitin 2000. 

Prokurorja Alma Muça u pezullua në shkurt të vitit 2017 nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Ndaj saj nisi hetimi për shkak të qëndrimit të dyshimtë që ka mbajtur në Gjykatën e Lartë, ku po shqyrtohej rekursi për një ngjarje të rëndë në Vlorë, ndodhur në vitin 2015, ku mbetën të vdekur 3 persona pas një konflikti të armatosur. Bëhet fjalë për masakrën e Coles. Në media gjithashtu qarkulloi një lajm se prokurorja Alma Muça sëbashku me një prokuror ka favorizuar ndryshimin e akuzës dhe për këtë u bë dhe një padi për to pasi familjarët e të pandehurit i akuzuan për korrupsion.

Në total ka patur tre denoncime për të për afera korruptive, por DSIK ka konstatuar se nuk ka fakte për akte korruptive nga ana e subjektit e kësisoj e deklaron të përshtatshme për të vazhduar detyrën.

Prokurorja Alma Muca ka kërkuar në këtë seancë dëgjimore konfirmimin në detyrë, ndërkohë që, vendimi për të do të merret më 14 janar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eni: 10/01/2019 21:09

    Nje nga Prokuroret e super korruptuara. Kjo funderrine Alma Muca qe ishte e ngarkuar per vite me rradhe per inspektimin e e prokurorereve te rretheve per ceshtjet. Ka mbyllur duke anashkaluar hetimin administratif me miera dosje ku kishte afera korruptive. Kjo hiene e vjeter e korrupsionit nuk duhet ne asnje menyre te lejeohet te beje pjese ne sistemin e ri te Drejtesises.

    Përgjigju

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?

×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale