POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

E quajti sharlatan, shtyhet gjyqi i Panuccit me Nishanin, Gjykata: Trajneri të riplotësojë mangësitë në padi

Një ditë para ndeshjes Shqipëri-Izrael trajneri kombëtares shpejgoi dhe arsyen përse kishte paditur ish-presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Sipas Panuccit çdokush duhet të mësohej të fliste me edukatë për tjetrin.

Por çfarë ndodh aktualisht me padinë e trajnerit të kombëtares?

Report Tv ka mundur të sigurojë dispozitivin e Gjykatës së Tiranës ku është vendosur që ky proces të shtyhet pa një datë se kur rifillon. Arsye sipas gjyqtares Anila Karanxha është “plotësimin i të metave të padisë nga paditësi". "Afati i plotësimit të të metave është 20 ditë nga marrja dijeni”.

Ky vendim i ndërmjetëm është marrë më 31 korrik 2018 dhe kur kanë kaluar më shumë se 20 ditë nga afati i lënë prej gjykatës në sistemin e padise nuk ka një përditësim nëse Panucci ka ridepozituar padinë. Në padinë ndaj z.Nishani ai kërkonte një dëmshpërblim prej 100 mijë euro dhe detyrimin që ish presidenti të përgenjështronte deklaratën e tij kun ë një shënim pas ndeshjes Kosovë-Shqipëri e cilësonte trajnerin si një sharlatan.

l.q./b.ha.
Komento