Çifti i të moshuarve në Berat paralajmëroi aktin tragjik: Do të vetëvritemi nëse nuk na ktheni në fshat

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Beratit. Kujtim dhe Këze Agalliu, përkatësisht 78 dhe 70-vjeç u gjetën të vdekur,  pasi u vetëflijuan duke u hedhur  nga kati i tetë i pallatit ku banonin. Ngjarja është raportuar rreth orës 07:00 në vendin e quajtur “Pjeshkorja”,në lagjen “30 Vjetori”. Kanë qenë shërbimet e patrullës të parët që kanë konstatuar se çifti i moshuar ndodhej pa jetë në tokë dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertët e policisë. Policia identifikoi çiftin nga banorët e lagjes dhe konfirmoi se ata ishin bashkëshortë.

Kujtim dhe Këze Agalliu

Çifti Agalliu mësohet se në muajin qershor të këtij viti ishin zhvendosur nga fshati Qerreshnik i rrethit të Beratit drejt lagjes “30 Vjetori”, ku fëmijët i kishin blerë një banesë në katin e tetë të një pallati të ri të sapo përfunduar. Që pas vendosjes në këtë banesë çifti mësohet se kishte jetuar vetëm. Gjatë ditës për disa orë ata kujdeseshin nga një grua e cila paguhej nga fëmijët e tyre në emigracion.

Dy djemtë e familjes jetojnë  në Itali, ndërsa një djalë tjetër i tyre dhe vajza në Greqi.  Burri mësohet se vuante prej dy vitesh nga probleme të shëndetit mendor për të cilat kurohej me medikamente. Ndërkohë që gruaja i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi ishte konstatuar me tumor.  Sipas hetimeve të para dyshohet se ka qenë burri ai që ka hedhur nga ballkoni gruan e tij duke e shtyrë atë dhe më pas është hedhur dhe vetë.  Burime nga të afërm të çifti në vendngjarje konfirmojnë se çifti prej kohësh ka deklaruar se do të vetëvritej në qoftë se nuk i kthenin në fshat, por duket se askush nga fëmijët nuk e ka menduar seriozisht këtë kërcënim.

“Dy djem i kanë në Itali, një djalë tjetër dhe vajzën e kanë në Greqi. Burri vuante nga depresioni, gruaja ishte më sëmundje. Halla ishte 70-vjeç, burri 78-vjeç”deklaroi një e afërme e çiftit. Policia ka marrë në pyetje banorë të lagjes, ndërkohë që pritet të pyeten edhe të tjerë të afërm, gjë e cila do të zbardhë përfundimisht këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë që nga hetimet e para, sipas policisë, flitet qartë për një vetëvrasje në kushtet e depresionit.

Berat

Informacion paraprak

Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen. 

Shërbimet e policisë, grupi hetimor po punojnë për identifikimin e tyre.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 30/11/2018 11:01

    Ngushellime femijeve, keqardhje per zgjedhjen qe kane bere per t'i dhene fund jetes njeheresh ne kete menyre. I kane mbyllur hallet e veta, por u kane lene femijeve nje brenge te madhe nga pas.

    Përgjigju
  • Arbër: 30/11/2018 10:25

    Ngushllime familjes, por në këtë tragjedi duhet të hulmtohet sepse është e pamundur që të ndjerët janë vetëhudhur...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)

Të shtunën Konventa, kush janë anëtarët e propozuar për Kryesinë e Partisë së Lirisë (EMRAT)