Ekskluzive/ Dekorimi i Gafurr Mazrekut, PS ka vetëm një anëtar në Has, bien poshtë pretendimet e opozitës

Shpallja e Gafurr Mazrekun "Qytetar Nderi" të Hasit, me motivacionin "Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor" ka prodhuar akuza të forta nga opozita në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Opozita përmes deputetit Gent Strazimiri tha se “Vendimi i përfaqësuesve të Edi Ramës në Këshillin Bashkiak të Hasit u mor 3 ditë pasi Partia Demokratike i bëri thirrje Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë të ndalojë vendimmarrjen kriminale të këshilltarëve, të cilët janë plotësisht nën kontrollin e tij”.

Report Tv ka mundur të sigurojë listën e plotë të 21 anëtarëve dhe subjekteve politikë që formojnë Këshillin Bashkiak të Hasit. PS e Edi Ramës që akuzohet nga opozita për këtë vendim ka vetëm një anëtarë në këtë këshill dhe ai është Agron Geca i cili ka votuar kundra.


Lista e anëtarëve të Keshillit Bashkiak të Hasit dhe partive nga jane zgjedhur

Në të tilla kushte kur PS ka vetëm 1 anëtarë në këtë këshill, pretendimet e opozitës se vendimi u votua me bekimin e Edi Ramës është dashakeqës dhe po përdoret si motiv në betejën politike të PD-s.

Këshilli bashkiak në Has pjesë të tij ka një dyzinë forcash politike të cilat në zgjedhjen e shkuara lokale ishin në koalicion me PS por në fakt votat i morën nën siglën e partive të ndryshme politike.

Këta këshilltarë mbeten tërësisht të varur nga forcat e tyre politike dhe përgjegjësinë opozita duhet ta kërkoj tek ato dhe jo Edi Rama i cili u distancua nga ky veprim madje i kërkoi prefektit të Kukësit mos firmosjen e vendimit për ta shpallur Gafur Mazrekun qytetar nderi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit

Gjobë kush nuk voton në zgjedhje, 64.7% e qytetarë kundër propozimit të Rithemelimit