POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Falsifikonte pijet, Gjykata e Shkodrës jep arrest me burg për pronarin e firmës

Pronari i firmës që falsifikonte pijet, Xhavid Kasmi

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e "Arrest me burg" për Xhavid Kasemin, pronari i një fabrike ku prodhoheshin pije alkoolike dhe produkte të tjera të kundraligjshme. Kasemi u arrestua dy ditë më parë pas 8 muajsh në arrati. Xhavid Kasemi akuzohet për falsifikim të pijeve alkoolike.

Masa e sigurisë u dha nga Gjykata e Shkodrës, çështja e kryesuar nga gjyqtarja Ermira Dedja.

Avokati mbrojtës i Kasemit, Idlir Duhanxhiu ka kërkuar një masë më të zbutur për 53 vjeçarin.

Xhavid Kasemi ishte pronari i fabrikës “Briland” ku falsifikoheshin produktet ishte në kërkim nga muaji shtator i vitit 2017, ndërsa 2 ditë më parë është arrestuar në banesën e tij.

e.gj.
Komento