Fermerët e Korçës: Fuqia blerëse ka rënë, Basha: Ata që shesin votën, s'kanë të drejtë të flasin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Dovran e  Devoll të Korçës, ku ka realizuar një takim me fermerët e saj.

Fermerët janë shprehur për Bashën se kanë pesë vjet pa marrë subvencionet. Më tej, ato deklaruan se janë të gatshëm t’i shesin produktet nën kosto, pasi sipas tyre tanimë nuk ka as blerës nga Maqedonia dhe Kosova.

“Sivjet nuk ka ardhur një maune me targa të huaja. Më parë vinin shqiptarët e Kosovës, vinin maqedonasit. Tani as edhe një. Nuk e di arsyen se pse nuk vijnë. Thonë që referencat në doganë… që qeveritë e huaja”, tha një fermer. Ndërsa një tjetër u shpreh se “pa eksport nuk mund të zgjidhet kjo situatë, pasi fuqia ka rënë, njerëzit po largohen”.

Për këtë gjendje, kryetari demokrat Lulzim Basha ka akuzuar politikat e qeverisë aktuale. Ai u shpreh se banorët dhe fermerët që shesin votën nuk kanë të drejtë të flasin për produktin e mollës dhe as për çmimin e lartë të pesticideve e naftës.

“Kush shet votën s'duhet të flasë më as për mollën, as për çmim të lartë të pesticideve e as për çmim të lartë të naftës, sepse në atë moment ka shitur shpirtin. T’i ndërgjegjësojmë njerëzit se kush shet votën ka shitur të ardhmen e fëmijëve të vet”, tha Basha, duke shtuar si zgjidhje për problemin e fshatarëve subvencionimin e shpenzimeve të tyre dhe prurjen e investimeve në Korçë. Konkretisht, hapjen e fabrikave pranë vendit të prodhimit për të shmangur kështu transportin me kamiona.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)