Panik në Fier, policia shkëmben zjarr me grabitësit, ekzekuton të riun, plagos 1 tjetër

Një ngjarje e rëndë si nëpër filma ka tronditur qytetin e Fierit, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku policia ka shkëmbyer zjarr me disa grabitës, duke lënë të vdekur njërin prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘29 Nëntori’, ku disa persona të maskuar dhe armatosur me pistoleta dhe automatikë kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë së shtetasit Minella Muçi, duke thyer drynin e derës.

Me të marrë njoftimin, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është përballur me plumba nga grabitësit. Uniformat blu janë përgjigjur po me plumba, duke i marrë jetën njërit prej grabitësve, 20-vjeçarit Xhuljan Sollaku, dhe plagosur një tjetër, ndërsa kanë arritur t’iu shpëtojnë plumbave dhe të largohen me një makinë autorët e tjerë, që dyshohen se janë dy.

Report Tv mësoi se është plagosur shtetasi Arben Muçi, rreth 35 vjeç, dhe ndodhet në spital, ndërsa nuk ka lidhje me pronarët e banesës, që është tentuar të vidhet. Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë. 

 

Njoftimi i plotë i policisë
Në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen "29 Nëntori" Fier, pranë banesës së shtetasit M.M, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtëpisë duke thyer drynin e derës.

Pas marrjes së njoftimit mbërritën në vendngjarje shërbimet e policisë, të cilët janë përballur me disa persona të maskuar e të armatosur me pistoleta e automatikë, të cilët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të punonjësve të policisë.

Në kushtet e reagimit propocional, nga shkëmbimi i zjarrit, njëri nga autorët është plagosur dhe një tjetër ka gjetur vdekjen. Të dy ata ishin të maskuar e të armatosur me pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autorët e tjerë, që dyshohet se janë edhe dy, duke qëlluar në drejtim të punonjësve të policisë janë larguar duke përfituar nga errësira dhe kushtet e motit, me një mjet ende të paidentifikuar.

Nga rradhët e Policisë së Shtetit nuk ka të lënduar.  Menjëherë janë ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe po vijon puna për kapjen e autorëve të tjerë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm provash materiale. Nën drejtimin e një grupi të posacëm të Prokurorisë, i cili gjendet në vendngjarje, po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Grabitja, xhaxhai tërheq trupin e nipit nga morgu i Fierit

Trupi i viktimës Xhuljano Sollaku eshte tërhequr nga morgu i spitalit te Fierit nga xhaxhai dhe disa te afërm te tij pasditen e sotme. Ai nuk ka preferuar qe te jape asnjë koment per mediat. Viktima Xhuljano Sollaku është nga fshati Katund i Ri në Elbasan, ndersa u vra gjate përplasjes me policine ne momentin qe po tentonte grabitjen.

Ora 14:00
Ora 13:30 VD/ Dhimbje e lot, familjarët e viktimës në Fier marrin vesh lajmin e hidhur

Familjarët e 20-vjeçarit Xhuljano Sollaku kanë marrë vesh lajmin e kobshëm për vdekjen e tij. Report Tv sjell pamje të rënda, ku njëri prje të afërmve të viktimës nuk e ka përballuar dot lajmin e hidhur dhe ka rënë në gjunjë në mes të rrugës.

Dhimbja e lotët knaë 'pushtuar' familjen e 20-vjeçarit, i cili u ekzekutua pas një shkëmbimi zjarri me policinë, në tentativë për të grabitur banesën e çiftit Muçi.

Ora 12:51
Flet komshija: Dëgjuam zhurmë të madhe, nuk dolëm nga frika

Një komshinj i çiftit Minella, ku u tentua grabitja, ka deklaruar se ka dëgjuar zhurmën në momentin e përplasjes me armë mes policisë dhe grabitësve, por nuk ka dyshuar. Ajo theksoi se nuk ka dalë jashtë nga frika, duke shtuar se Minellën e kanë komshi shumë të mirë.

 

"Dëgjova zhurmën, por thashë mos janë fishekzjarrë dhe nuk dola. Ja tani po e hap derën. Dëgjohej krismë e madhe, edhe dyshoja, por nuk u frikësova. Minellën, uaa s’kam ndjerë gjë. Vetëm jemi aman, sa frikë kemi. Fëmijët janë andej dhe është frikë e madhe. S’kam dalë fare nga frika, kujtoja mos janë armët aty poshtë, janë ato vrimat e armës, po nuk e di që ka ndodhur këtu. Minellën e kemi komshi dhe shumë të mirë"

komshija e çiftit Minella

 

Ora 12:48
Ora 12:30 EMRI-FOTO/ Kush është 20-vjeçari që mbeti viktimë

Report Tv ka mësuar emrin e grabitësit të qëlluar për vdekje nga policia, pas përplasjes me armë në Fier. Viktimë ka mbetur shtetasi Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, nga Elbasani, ndërsa nga shkëmbimi i zjarrit u plagosur dhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij, Arben Muçi.


(20-vjeçari Xhuljano Sollaku, i vrarë gjatë përplasjes me policinë)

Ora 10:11
Zbulohet identiteti i të plagosurit, ruhet nga policët në spital

Përplasja me armë zjarri mes policisë dhe grabitësve në Fier la një person të plagosur dhe një të vdekur. I plagosur është shtetasi Arben Muçi, rreth 35 vjeç, nga Ndroqi i Tiranës, i cili ndodhet në spital. 
Report Tv mësoi se i plagosuri po ruhet nga masa të rrepta policie në spital. Në foton më posht, duket që efektivët kanë 'blinduar' derën e dhomës së spitalit, ku ndodhet i plagosuri Muçi, i cili mësohet se nuk ka lidhje me pronarët e shtëpisë që u tentua të grabitej, çiftin Muçi.


(Policët para dhomës së spitalit, ku ndodhet i plagosuri)
Policia ka blinduar Fierin dhe vijon kontrollet e rrepta për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të përfshirë në ngjarje.

Ora 10:07
VIDEO/ Mbërrin në vendngjarje nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit

Nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, ka shkuar mëngjesin e sotëm në lagjen '29 Nëntori', në qytetin e Fierit, aty ku në orët e para të mëngjesit pati një shkëmbim zjarri mes policisë dhe disa grabitësve. Nga përplasja me armë u ekzekutua njëri prej grabitësve dhe u plagos një tjetër, shtetasi Arben Muçi, nga Ndroqi i Tiranës. Policia ka blinduar Fierin dhe vijon kontrollet e rrepta për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të përfshirë në ngjarje.


Me rreth të kuq Nëndrejtoresha e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj

Ora 09:50

Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes, ku shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve ndodhi para pallatit që po iu sjellim më poshtë në foto, i cili është rrethuar me shirita nga policia.

Ora 09:48
Report Tv sjell pamje nga vendngjarja, policia blindon zonën

Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes në lagjen '29 Nëntori', në Fier, ku shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve ndodhi para pallatit që po iu sjellim më poshtë në foto, i cili është rrethuar me shirita nga policia.


 


(Pamje nga vendi ku ndodhi përplasja me armë zjarri mes policisë dhe grabitësve, banesa që u tentua të grabitej)

Nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve u ekzekutua njëri nga autorët dhe u plagos shtetasi Arben Muçi, ndërsa u larguan dy të tjerë. Autorët me maska dhe armë tentuan të grabisnin banesën e shtetasit Minella Muçi.

I plagosuri Arben Muçi

Ora 09:42
Ora 10:00 VD/ E zonja e shtëpisë rrëfen tmerrin: Na shpëtoi llozi mbrapa derës

Report Tv ka shkuar këtë mëngjes në vendin ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve, në lagjen '29 Nëntori', në qytetin e Fierit. Report Tv trokiti në derën e banesës, që u tentua të grabitej, ku gruaja e Minella Muçit deklaroi se i ka shpëtuar llozi i derës.

“Na shpëtoi llozi që kishim vënë mbrapa derës”

Bashkëshortja e Minellës, pronarit të banesës, që u tentua të grabitet. 

Nga shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitësve u ekzekutua njëri nga autorët dhe u plagos shtetasi Arben Muçi, ndërsa u larguan dy të tjerë. Autorët me maska dhe armë tentuan të grabisnin banesën e shtetasit Minella Muçi.


(Bashkëshortja e Minella Muçit)

Ora 08:38

Ora 08:32
Pamje të rënda nga Fieri, 'lumë' gjaku pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe grabitëse

Report Tv ka siguruar pamje të rënda nga vendi ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes policisë dhe grabitëse, në qytetin e Fierit. Në foton e mëposhtme nga vendngjarja, duket vendi i mbuluar nga gjaku. 

Ngjarja ndodhi para banesës së shtetasit Minella Muçi, ku mbi katër grabitës të maskuar dhe me pistoleta e automatikë hapën zjarr ndaj policisë.

Kjo e fundit është përgjigjur po me zjarr, duke ekzekutuar njërin grabitës dhe plagosur një tjetër, ndërsa autorët e tjerë kanë arritur të largohen. 


(Pamjet me gjak para vendit ku ndodhi përplasja me armë)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrefi: 24/03/2018 08:44

    Ju lumte ppliceve qe ta marrin vesh te gjithe se iku koha e rrumpalles Kjo eshte policia qw duam.

    Përgjigju
  • Njetri: 24/03/2018 00:06

    Ore po dale qysh bravo.. po qe se ka qelluar drejt policave ne rregull mir ben... por policia nuk ka te drejt te vrasi duhet te paralajmeroj dhe te bej te pamunduren te arrestoj ka gjykata qe vendosin..

    Përgjigju
  • Tirona: 23/03/2018 20:38

    Ai qe keni nxjerr ne foto eshte i vellai i tij me i vogel qe eshte ne kerkim

    Përgjigju
  • Emigranti: 23/03/2018 17:49

    Bravo policia... keshtu dua te degjoj sa here qe menjehere te jeni tek vendi i ngjarjes vetem keshtu mund te pastrojm shqiperine nga keta karagjozat e vegjel qe me nje cop arme tregohen burra. Mire ja beni tani gjini edhe tjetrin edhe mu ne ball qe ta kuptojn te tjeret qe leku vjen me djers e jo me vjedhje.

    Përgjigju
  • tani: 23/03/2018 16:57

    Bravo POlicise!!!!!

    Përgjigju
  • Optimus Prime: 23/03/2018 16:10

    Çfarë të thuash në këto rraste vetëm duhet fajtësuar policia e pa aftë dhe e pa kualifikuar se nuk arriti ta dërgojë dhe tjetrin në botën e përtejme

    Përgjigju
  • Fredi: 23/03/2018 11:24

    Bravoooo policia e Fierit. Ju lumte dora dhe zemra. Qelbesira te tilla nuk meritojne te jetojne. Duhet te jete shembull per policine e gjithe shqiperise ky reagim. Per kriminelet nuk duhet burg, por plumb ne balle.

    Përgjigju
  • Bravo Policia: 23/03/2018 09:07

    I lumte djemve te Policise. Hallall qumeshti i nenes. Kete meritojne kokepalaret qe kerkojne te jetojne duke grabitur djersen e te tjereve.

    Përgjigju
  • Erik: 23/03/2018 07:41

    Nese vertete ka ndodhur keshtu, bravo policise.

    Përgjigju
  • Berti: 23/03/2018 07:37

    I lumte Dora policise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët