FIER/ Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 të shpallur në kërkim! Kapet 24-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë (EMRAT)

FIER/ Të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, arrestohen 2 të shpallur në kërkim! Kapet 24-vjeçari që theu arrestin e shtëpisë (EMRAT)

Foto Ilustruese

QARKU FIER – Policia ka arrestuar ditën e sotme dy shtetas të shpallur në kërkim – të dënuar me burg për vepra të ndryshme penale – dhe ka kapur në flagrancë një 24-vjeçar i cili kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar ndaj tij nga gjykata.

35-vjeçari Eriol Ndoni ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lushnjës e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj burgim, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose i mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale", ndërsa Orial Murati, 36-vjeç ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale "Kanosja".

24-vjeçari i identifikuar me inicialet A.S. është kapur teksa endej në Ballsh, duke thyer kështu masën e sigurisë së caktuar ndaj atij, “Arrest me burg”.

"Arrestoi në flagrancë shtetasin A. S., 24 vjeç, banues në fshatin Graçan, Mallakastër, pasi është kapur në lëvizje, në Ballsh, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar ndaj tij, nga Gjykata”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse

Shikoni si do të jetë moti për fundjavën e Pashkës Ortodokse