Fier/ Zhduket 59-vjeçarja e paralizuar, familjarët: Është mbytur në lumin Vjosë

FIER- Një grua 59-vjeçare nga fshati Ferras është shpallur e zhdukur që prej mbrëmjes së djeshme. Bëhet fjalë për Shaqe Nexhipin, nënë e dy fëmijëve, e cila është e paralizuar dhe lëviz vetëm me ndihmën e karrocës është larguar nga shtëpia ditën e djeshme rreth orës 19:00.

Sipas familjarëve, dyshohet se gruaja është vetëhedhur nga ura në lumin Vjosë që kalon në fshat. Ka qenë bashkëshorti i 59 vjeçares, ai që ka njoftuar fillimisht policinë, por nga ky njoftim ka shkuar në shtëpi vetëm inspektori i zonës.

Deputeti i zonës Luan Baçi, është shprehur për Report Tv se është njoftuar policia e Fierit dhe Policia e Shtetit, por deri tani nuk është dërguar asnjë polumbar apo persona të specializuar për nxjerrjen e trupit të gruas nga lumi.

Kanë qënë banorët e fshatit ata që e kanë kërkuar trupin e gruas së humbur përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa por pa sukses.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin