Flamuri bullgar në bashkinë e Pustecit, maqedonasit: Provokim

Ambasada bullgare në vendin tonë dhuroi pajisje dhe kompjutera për bashkinë e Pustecit, që popullohet nga minoriteti maqedonas. Pakot e mbështetja me flamurin bullgar, nxitën dhe njëhere reagimin e partisë Aleanca Maqedonase për Integrim, që i cilëson provokuese simbolet bullgare në këtë bashki.

“Flamuri Bullgar është krejtësisht provokim duhet shteti të reagojë se kjo zonë dihet që ka minoritet maqedonas. Ne njohim dy flamuj këtu, flamurin shqiptar dhe flamurin në këtë zonë, maqedonas”,- tha Eftim Mitrevski:

Ndërsa Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Koleski mirëpriti donacionin dhe u shpreh se flamuri nuk përbën problem për aq kohë sa nuk ka prapaskena politike.

"Çdo donacion që nuk ka prapaskena, që nuk dëmton identitetin e zonës është i mirëpritur. Në momentin që vjen një donacion ne do e pranojmë sepse për ne ka rëndësi zhvillimi zonës. Nuk shikoj asnjë problem etnik, njerëzit janë shprehur te censusi dhe nuk ka pasur ankesa”,-tha Kolevski.

Ndërsa ambasadori bullgar në Shqipëri Ivajllo Kirov gjatë fjalës përshëndetëse tha se qeveria bullgare ka sjelle disa here ndihma në Pustec, duke e cilësuar si kontribuesin më të madh për këtë komunitet.

K.M/N.Xh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/05/2024 02:04

    Sigurisht qe ka prapaskena z.kryebashkiak,por eshte me qitje te larget.S.d.q halli te ben t'i pranosh ato ndihma dhe eshte po halli, qe te ben te thuash ato qe the.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Rusi, shkencëtari dënohet me 14 vjet burg për tradhti

Rusi, shkencëtari dënohet me 14 vjet burg për tradhti