Flet e arrestuara si 'prostitutë' në lokalin e Ferdinad Tatës: Nuk jam shfrytëzuar, në lokal shkoja për kafe

Flet për herë të parë një nga vajzat e akuzura për ushtrim prostitucioni në Bar “Tata” në qytetin e Shkodrës, ambient në pronësi të Ferdninand Tatës, i arrestuar afro një vit më parë për shfrytëzim prostitucioni.

Vajza me inicialet, V.H, e cila nuk dëshiron tqë identifikohet thotë se e frekuentonte vazhdimisht këtë ambient për të pirë kafe dhe gjatë organizimeve me muzike live por jo të ketë ushtruar prostitucion apo të jetë shfrytëzuar. Sipas saj, pikërisht në këtë ambient është njohur edhe me bashkëshortin.

Unë kam ndenjur kam pasur shtëpi me qera. Kam shkuar të pijë kafe dhe nuk më ka shfrytëzuar, rrahur apo torturuar kush. 

V.H

E reja hedh akuza edhe ndaj policisë. Ajo shpehet se kur u ndalua nga policia është detyruar të firmosë dokumente të cilave nuk ja ka ditur përmbajtjen pasi nuk di as të shkruaj apo lexojë.

Ku e di unë. Policia çfarë nuk ka shkruar. Më kanë bërë të firmosë se unë nuk di as të shkruaj, as të lexoj.

V.H.

E reja u arrestua nga policia afro një vit më parë, por më pas u la sërish e lirë. Aksioni policor “Forca e Ligjit”, me datën 18 nëntor të vitit 2017 kanë shkatërruar një rrjet kriminal të shfrytëzimit të prostitucionit.

Në pranga kanë rënë 7 persona, 2 organizatoret dhe 5  femra që, sipas policisë ushtronin prostitucion. Operacioni i koduar “Balerina” u finalizua me sukses pas një hetimi disa mujor me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit.

Në këtë operacion u aarrestua edhe Ferdinand tata, i njohur në Shkodër për jetën luski dhe nën shoqërinë  e femrave, jetë të cilën e reklamonte shpesh edhe në rrjetet sociale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)