Fluks pacientësh në spitalin e Lushnjes, 135 raste në ditë paraqiten me helmime dhe të sëmurë kronikë

Temperaturat e larta që kanë përfshirë prej ditësh Shqipërinë ka bërë që të shtohet numri i personave që kërkojnë ndihmë në spitalin Ihsan Çabej të Lushnjes. Qytetarët që marrin ndihmën e parë pranë këtij spitali e kalojnë shifrën e 130 personave në 24 orë.

Drejtoresha e këtij spitali Panore Veliu shprehet se këto ditë ka një shtim të pacientëve me sëmundje kronike si dhe raste të helmimit apo me viroza.

Spitali i Lushnjes përballon një fluks prej 24 orëve, mesatarisht 135-140 të sëmurë pranë urgjencës spitalore. Nga këto një pjesë e mirë gati 48-50 raste në 24 orë janë pediatrike, dhe pjesa tjetër janë të sëmurë të rritur, të cilët paraqiten pranë urgjencës dhe marrin të gjitha shërbimet mjekësore, për të cilat kanë nevojë këta të sëmurë.

Panore Veliu, Drejtoreshë e spitalit “Ihsan Çabej” Lushnje

Sipas drejtoreshë së spitalit po punohet me kapacitete të plot si dhe ju bën apel të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në vende të freskëta si dhe të kenë kujdes me ushqimet që konsumojnë gjatë kësaj periudhe.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra

I dënuari në Itali me 10 vite burg, fshihej në Shqipëri! Arrestohet 29 vjeçari me 3 emra