Furnizonte me kokainë lokalet e natës në Tiranë dhe dhunonte gruan, arrestohet autori (EMRI)

Furnizonte me kokainë lokalet e natës në Tiranë dhe dhunonte gruan, arrestohet autori (EMRI)

Kokaina e sekuestruar

TIRANË-Policia ka sekuestruar gjatë një operacioni 183 gramë kokainë, si dhe tre armë të ftohta thika, ndërsa ka arrestuar poseduesin, i cili është Saimir Rexha 43 vjeç, banues në kryeqytet. Pas informacioneve në rrugë operative se Saimir Rexha shpërndante kokainë me porosi, e destinuar për t'u shitur në lokalet e natës në Tiranë e ka monitoruar, ndërsa mbrëmë ka finalizuar operacionin duke e arrestuar.

Ai është arrestuar në rrugën “Marko Boçari", ndërsa nga kontrolli i ushtruar në trup, i është gjetur një qese me një sasi lëndë të dyshuar narkotike, gjithsej 183.2 gramë kokainë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesë i janë gjetur dhe tre armë të ftohta thika. Sipas policisë në ngarkim të tij ka edhe një padi nga gruaja për dhunë fizike dhe psikologjike.

Droga e sekuestruar nga Policia

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndeve narkotike” , "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta“ dhe “Dhuna në familje “, të parashikuar nga neni 283/1, 279/1 dhe 130/a të Kodit Penal, pasi në ngarkim të shtetasit Saimir Rexha ka bërë kallëzim edhe bashkëshortja e tij për dhunë fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin

Thomas Brdaric thotë fjalët e parë pas rikthimit te Vllaznia: Të 'marrim hak' kundër Egnatias, kopjojmë Leverkusenin