Gazetari zbulon takimin me Berishën: Më tha, që Basha duhet të ikë para zgjedhjeve lokale

Gazetari zbulon takimin me Berishën: Më tha, që Basha duhet të ikë para zgjedhjeve lokale

Gazetari Agim Xhafka gjate takimit me Berishen

Gazetari Agim Xhafka përmes një statusi ne Facebook komenton takimin me ish- kryeministrin Sali Berisha. Ai zbulon se Berisha i ka thënë se “Basha të ikë para zgjedhjeve lokale dhe se listat ishin gabim shumë i madh”.

Persa i perket kërkesave te disa anëtarëve te Këshillit Kombetar per rikthimin e tij ne krye te PD, Berisha thotë se eshte dicka e pamundur, por kerkon rikthimin e të larguarve.

69 MINUTA ME BERISHËN...

Çdo njeri,në e adhuron apo jo,ka kureshtje të takojë Sali Berishën. Aq më teper një gazetar që synon të bëjë një shkrim apo një intervistë. Kur konfirmova një takim me të mendoja se do e gjeja ashtu përkulur mbi kompjuter a duke folur në cel. Por lajmet dalë nga kati i 14 i COIN flisnin se zyra e tij ishte përherë plot. Me pritje e përcjellje,njerëz të thjeshtë,apo ofiqarë e ambasadorë. Nisja e takimit u bë me përpikmëri. Në orën 13 e 30 minuta. Ai donte të mësonte për mua,unë doja të dija për të.

Gërmova e gérmova,por nuk pati nevojë. Sali Berisha tregon qysh në minutin e parë se ka trishtim e shqetësim. Partia që dorëzoi nuk ka qetësi,pra nuk po starton drejt ngritjes. Dhe është i drejpérdrejtë. Fajtor është Basha. E nisi me marrëveshjen,që e quan me stil kadareian,puthja e vdekjes. Jo për ditën kur u dakortësuan,por më vonë kur ai shtrëngim duarsh u shit nga socialistët si favor për PD-në. E ndërsa Rama tallej fshatrave duke e quajtur Bashën cun të mirë,kryetari i PD-së nuk agresohej,ndaj baza u ftoh dhe tani ajo është vagull.

Për listat nuk ke pse e pyet. Ta thotë vetë. Gabim, shumë i madh. Nuk fshihet fibra e PD-së me një të rënë të lapsit. E kur e sheh me dyshim,ai shton:”Si ishin listat i mësova nga media” Sali Berisha humbi zgjedhjet e 2013,iku nga drejtimi i saj,por nuk ka ikur partia prej tij. Duket sikur është dorëhequr Basha. Nga biseda kupton se kjo parti ka hyrë në cikël rikuperimi. Njësoj si njeriu kur sëmuret dhe operohet. Pret t’i mbyllet plaga,të heqë penjtë e të futen në lojë fizioterapistët per ta aftësuar.

Edhe pas Theçerit në Angli u larguan tre kryetarë deri sa i katërti i solli në pushtet. Pyetjes në se Basha duhet të dorëhiqet po humbi lokalet 2019,lëshon fjalinë,duhet të ikte më parë.

Rikthimin e vet ne krye e quan të pamundur,por kérkon rikthimin e të larguarve. Sa më parë të vijnë te shtëpia e tyre. E shpresën pret ta ngjallin të rinjtë. Janë si dallga që pastron bregun.

Me Sali Berishën flet jo veç për politikë. Edhe për teatrin,filmin,librin. Zyra e tij komode,jo aq e madhe sa duket në tv,është e ngrohtë dhe miqësore. I vëmendshëm kur i flet dhe plot fakte kur të shpjegon të bëjnë që takimin ta mbash mend si një ngjarje me kujtesë të gjatë.

Kur largohesh Sali Berisha të përcjell deri tek paradhoma. Atje presin shumë njerëz. E pashë plot atë mjedis të vogël,i thashë:

-Doktor,je si Kisha e Lacit. Dola jashtë dhe rruga më nxori para SHQUP-it. Qetësi,heshtje,veç ca makina që flinin në oborr. Parti me dy seli. Dhe nuk dija të dalloja cila ishte e para...


Gazetari Agim Xhafka

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 24/03/2018 18:17

    Mendimi dhe mediokriteti i ketij gazetari per nje politikan qei ka kaluar koha dhe ka dale nga sistemi te sjell neveri.keta te ashtuquajtur analiste i rrisin mendjen qoftelargut dhe thone kushedi se cfare eshte ai .Duhet te dije qe ai eshte qoftelarg thote populli .Ky gazetar i ashtu quajtur nuk ben analize se sa te keqia i ka sjelle kesaj shoqerie kombit dhe atdheut .Nuk i tregon se ku e ka vendin ne burg dhe duhet ti hedhin hekurat nje ore e me pare .Turp per te tille gezetare shoke te qoftelargut qofrane .

    Përgjigju
  • Goni: 23/03/2018 22:22

    Shqipëria ka plot kriminel dhe plehra por Sali Berisha është një vlerë gjigande e pa kontestushme.

    Përgjigju
  • Gringo: 23/03/2018 18:54

    O Agim plehu. Po cgazetar je ti more medioker qe me paske numeruar edhe minutat me Salehun sikur po me bisedoje me Jezus-in. Te paradhoma e Qoftelargut vegjetojne vetem vemje si ty apo Dritan Kaba qe si bythelepires profesioniste keni bere nje mal me para nga reklamat qe botonit neper RD dhe Albania. Tani po i faleni duke i puthur doren nje fossili qe historia e ka damkosur si njeriun me te Zi te historise politike.

    Përgjigju
    • Berati_boy: 24/03/2018 21:15

      Doja te komentoja te njejten gje... Bravo

    • Turi: 23/03/2018 20:15

      Nuk do i hiqja asnje presje Gringos

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar