Gjenden 4 granata dhe 2 kapsolla detonatore në parkingun e një lokali në Tiranë

Gjenden 4 granata dhe 2 kapsolla detonatore në parkingun e një lokali në Tiranë

Foto ilustruese

TIRANË- Katër granata dhe dy kapsolla detonatorë janë gjetur në parkingun e një lokali të njohur si ‘Helios’ në Tiranë. Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, ndërsa lëndët plasëse janë gjetur në një qese, nga stafi i lokalit.

Nga sa raportohet deri më tani, dyshohet se qesja me granatat është lënë nga disa persona me makinë, e për rrjedhojë po këqyren kamerat e sigurisë për të shkuar në gjurmët e autorëve.

Granatat nuk ishin të montuara.

"Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën "Besim Alla", në parkingun e një lokali, nga stafi i lokalit, është gjetur një qese brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njodton policia. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Nurellari në '5 Pyetjet': E nevojshme të ndryshohet rrënjësisht qeveria! Avokat Gashi: Albin Kurti ndihet i sigurt

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme/ Nurellari në '5 Pyetjet': E nevojshme të ndryshohet rrënjësisht qeveria! Avokat Gashi: Albin Kurti ndihet i sigurt