DURRËS- Pas grabitjes së 7.5 milionë lekëve të reja të Drejtorisë së Patentave (SHIKO KËTU), policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë dy punonjësit e policisë private që po transportonin paratë në një bankë të nivelit të dytë.
Report Tv ka mësuar se bëhet fjalë për Fejzi Sakaj dhe Astrit Gjata të dy banues në Durrës, të cilët akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhuar për të ruajtur paratë që po transportonin.
Grabitja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:50 në zonën e Shkozetit, 100 m para mbikalimit të Unazës së plazhit.
Tre autorët të armatosur dhe të maskuar shfrytëzuan kohën e keqe me shi për t'i ngritur pritë makinës së kompanisë private të sigurimit dhe për t'i grabitur paratë.
Ndërkohë policia ka rënë në gjurmë të tre grabitësve dhe po punon për kapjen e tyre.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
•F.S. 46 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private ;
• A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private.
Shtetasit e mësipërm janë arrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale"Shpërdorimi i detyrës" ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.
Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25.3%
-
Keq
60.7%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1576
Lajme të tjera
-
Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë
26 Prill, 12:24
-
370 fëmijë nga e gjithë bota në Shqipëri për Botërorin e shahut, presidenti i federatës për Report TV: Jemi kthyer në qendrën e këtij sporti
26 Prill, 11:57
-
CAS rrëzon FIFA-n, KF Erzeni kursen 120 mijë euro
26 Prill, 11:32
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
'Ne pastrojmë, ata bëjnë pis!' Ndoten kanalet kulluese, bashkia Durrës: Hedhin plehra nga dritarja!
25 Prill, 14:07
-
Amnistia penale, 15 të dënuar dhe të paraburgosur lirohen sot nga burgu i Fushë-Krujës
24 Prill, 10:36
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin
22 Prill, 15:40
-
Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot
22 Prill, 11:34
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
Kompania private , sipas ligjit , per mos veprime te sigurise duhet te cdemtoj drejtorine e patentave
Përgjigju