Kush janë ‘kokat’ e grabitjes së Prokurorisë Durrës? Ndalohen ekzekutuesit materialë/ EMRAT

Tre persona të dyshuar janë ndaluar nga policia në lidhje me grabitjen e Prokurorisë së Durrësit dhe po merren në pyetje nga hetuesit. Report Tv ka zbardhur emrat e personave të ndaluar, të cilët dyshohet se kanë grabitur Prokurorinë e Durrësit, ku mes tyre është edhe një roje privat.

Burime nga Prokuroria bëjnë me dije për Report Tv se personat e ndaluar si autorët e dyshuar të grabitjes janë thjesht ekzekutuesit materialë të një plani me të tjerë organizatorë. Burimet nga organi i Akuzës i thanë Report Tv se po punohet intensivisht me marrjen në pyetje të dy të arrestuarve, të cilët bastisën zyrat e Task Forcës, ku synohet zbërthimi i tyre për të mbërritur tek organizatorët e këtij plani mafioz, që është i dyti brenda 10 ditëve.

Autorët morën disa dosje korrupsioni, që dyshohet se lidhen me tjetërsimin e paligjshëm të pronave në vijën bregdetare, kryesisht në zonën e Gjirit të Lalzit, në zyrën e prokurorit të Task Forcës, Afrim Shehu

Ndalimi i tre autorëve të dyshuar është bërë me urdhër të organit të Akuzës, ku mes tyre është edhe 56-vjeçari Nias Lena, me detyrë roje te SHPSF Frideus Secyrity. Gjithashtu, në pranga kanë rënë dhe dy shtetasit Artur isa e Besnik Bushi, si autorët e dyshuar të grabitjes, të cilët rezultojnë të jenë me precedentë të mëparshëm penalë.

Misteri, si u futën në prokurori autorët
Ende mbetet mister mënyra si u futën autorët brenda në ambientet e prokurorisë. Dy janë hipotezat. Mundësia e parë është që të jenë futur nga dera, por ajo hapet vetëm me kartë. Roja nuk e disponon kartë hyrëse. Nuk e ka këtë akses me rregullore. Dera nuk ka thyerje dhe nëse kanë ndjekur këtë rrugë nuk dihet si e kanë siguruar kartën elektronike. Ndërsa hipoteza e dytë është që mund të kenë hyrë nga dritarja. Të arrestuarit nuk kanë pranuar akuzat duke i mohuar, ndërsa prangosja e tyre erdhi pas këqyrjes së kamerave të sigurisë.

Njoftimi i policisë:
Ndalohen dy autorët e dyshuar të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës. Ndalohet edhe roja private e SH.P.S.F. për shpërdorim detyre. Më datë 24.05.2018 nga ana e Specialistëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të Prokurorisë për shtetasit:

• Nias Lena 56 vjeç, banues në Durrës, roje private, i caktuar me shërbim në orarin kur janë vjedhur zyrat e Prokurorisë;

• Artur Isa 49 vjeç, banues në Sukth i Ri Durrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

• Besnik Bushi 54 vjeç, banues në Durrrës, me precedentë penalë të mëparshëm.

Dy shtetasit e mësipërm A.Isa dhe B.Bushi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes së zyrave të Prokurorisë Durrës.

Ata dyshohet kanë hyrë në zyrat e prokurorisë dhe kanë vjedhur, dëmtuar dokumentet dhe kanë ndërhyrë në sistemin kompjuterik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale:

•"Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim të shtetasit Nias Lena parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

• " Ndërhyrja në sistemet kompjuterike" dhe "Zhdukja ose humbja e fashikullit" në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve A.Isa dhe B.Bushi parashikuar në nenet 293/c/2 dhe 313/a , 25 të Kodit Penal

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:19
Kush është personi i arrestuar për grabitjen në Durrës, nën hetim për dosjen e 'Ishmit'

Besnik Bushi, 54 vjeç, i cili ishte në hetim dhe procedim penal në gjendje të lirë për dosjen e falsifikimit të pronave në Ishëm, dosje që po hetohej nga prokurori Afrim Shehu, arrestohet si një nga dy autorët e grabitjes së zyrës së prokurorit ngjarje e ndodhur një ditë më parë. 

Besnik Bushi në datë 26.01.2015 me akt marrje të tokës në pronësi, ka fituar një sipërfaqe prej 3586 m2, e cila është provuar se është fituar me dokumente të falsifikuar (vendosur sekuestro preventive). Në pranga për këtë grabitje kanë rënë dhe Artur Isa si bashkëpunëtor dhe roja i kompanisë private Frideus Nias Lena.

Sipas hetimeve të prokurorisë dhe policisë Besnik Bushi dhe Artur Isa janë të dyshuar për ndërhyrjen në sistemin kompjuterik të prokurorisë dhe zhdukjes dhe humbjes së fashikullit hetimor, fashikull i cili lidhej më tokat në Ishëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahri Spiuni: 25/05/2018 20:57

    Tamom tek gjiri i Lalzit ku jane pronat e kriminelit Berisha dhe hajdutit Meta jane vjedhur!per mendimin tim jane banditat e p.d.se ke kane bo ket grabitje me ndihmen e plepistave 6 mujore te kriminelit Berisha.

    Përgjigju
    • Mali: 26/05/2018 06:42

      Nji pergjigje per "HEHE" , edhe SHISH ruhet me polici private. Te duhet emri i ndonji spiuni shko se e gjen.

    • Hehe: 26/05/2018 00:07

      Ti ske mendim, militanti nuk ka aftesi te mendoje. Ka sh mundesi qe te jene dhe te atij krahu po problemi seshte ky. Problemi eshte si ka mindesi qe ne 25 vjet jane zhdukur me mijera dosje pronash, vidhet prokuroria, vidhet komisariati, humbin arkivat e institucioneve etj. Problemi nuk eshte kush i vodhi, por si ka mundesi qe nje prokurori qe ka hetime nga me te rendat te ruhet me nje polic te lodhur privat e faji te ngelet jetim

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet