Gruaja e Presidentit sirian vuan nga kanceri, fillon trajtimet për sëmundjen

Gruaja e Presidentit sirian vuan nga kanceri, fillon trajtimet për sëmundjen

Presidenti sirian Bashar Al Assad dhe gruaja e tij Asma

Presidenti Bashar Al Assad së bashku me gruan e tij Asma janë parë teksa qëndronin në një spital. Mësohet se Asma al-Assad ka filluar trajtimin për kancerin e gjirit të fazës së hershme.

Syrianews ka publikuar një foto së fundmi ku shfaqet Presidenti sirian mjaft i qeshur pranë gruas së tij, e cila qëndronte e shtrirë duke u mjekuar. Të njëjtata burime bëjnë me dije se tumori është zbuluar së fundi në fazat e hershme duke i uruar asaj shërim të shpejtë.

Presidenti sirian Bashar Al Assad dhe gruaja e tij Asma në spital

Ndërkohë nuk është bërë e ditur se ku është duke u trajtuar dhe njoftime të tilla publike janë të rralla në botën arabe, ku kanceri konsiderohet si një tabu. Dyshja janë të martuar për 18 vite dhe kanë tre fëmijë, Hafez, Zein dhe Karim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Moska: Ne kemi armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Pasoja katrastofike nëse Perëndimi dhe Kievi vazhdojnë të provokojnë

Moska: Ne kemi armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Pasoja katrastofike nëse Perëndimi dhe Kievi vazhdojnë të provokojnë