Hapja e negociatave, Veliaj: Ditë e madhe për Shqipërinë, të përqëndrohemi në atë që na bashkon

Hapja e negociatave, Veliaj: Ditë e madhe për Shqipërinë, të përqëndrohemi në atë që na bashkon

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj

Hapja e negociatave për Shqipërinë është përshëndetur edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Përmes një postimi në Twitter, Veliaj e cilëson një ditë të madhe për Shqipërinë, ndërsa uron kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për ndërmarrjen e reformave dhe të punës së vazhdueshme.

Kryebashkiaku Veliaj thekson se tashmë është koha që të gjithë të përveshin mëngët dhe të përqëndrohen te ato që bashkojnë, sikurse është destinacioni europian.

“Kjo është një DITË E MADHE për SHQIPËRINË! Urime kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare për drejtimin e vendit në drejtimin e duhur përmes reformës dhe punës së vazhdueshme! Tani është koha që ne të gjithë të përveshim mëngët dhe të mos përqëndrohemi në atë që na ndan, por në atë që na bashkon - një destinacion evropian”, shkruan Veliaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri