Heqja e ‘Shqiponjës’, reagon sërish Rama: Fola për shpërfytyrimin vulgar, të shkulur nga flamuri e të ngulur në hyrje të Tiranës

Heqja e ‘Shqiponjës’, reagon sërish Rama: Fola për shpërfytyrimin vulgar, të shkulur nga flamuri e të ngulur në hyrje të Tiranës

Edi Rama, kryeministër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për heqjen e simbolit të Shqiponjës nga Dogana, aty ku ka nisur ndërtimi i një mbikalimi.

Në një status në Twitter, Rama thotë se në një kohë kur flasin për mbrojtje të “Shqiponjës”, ai do të sqarojë se ka folur për një shfytyrim të simbolit, që sipas tij, është hequr nga flamuri për t’u vendosur në hyrje të Tiranës.

Reagimi i plotë:

Kadriu ati,biri dhe shpirti katran, paskan marrë në mbrojtje nga unë shqiponjën e flamurit,ndërsa unë kam folur për shfytyrimin vulgar të asaj shqiponje,të shkulur nga flamuri e të ngulur mu në hyrje të Tiranës prej kadrinjve pa din e iman,që nga shëmtia u vjen e tërë kënaqësia.

Heqja e shqiponjës tek Dogana, për t’i hapur rrugë ndërtimit të mbikalimit, u kthye në mollë sherri mes PD dhe PS.  Kryeministri Edi Rama e etiketoi si vulgaritet, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha, ia ktheu duke thënë se Rama kishte vendosur “hashashin” si simbol kombëtar.  Basha paralajmëroi se ditën e sotme, PD do të publikojë fakte dhe prova nga afera që sipas demokratëve po fshihet me ndërtimin e Unazës së Re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amin: 12/11/2018 14:37

    Mos bestemjo o i paudhe! E gjeç nga Ai lart!

    Përgjigju
  • Faik: 12/11/2018 11:29

    Lëri Llogjet e Kavajës O Kryeministër Pallavesh , por mos bëj më Kurrë Marëveshje SKUTAVE të KRIMIT me LUL KRIMINELIN , sepse në çdo rast që bëhet një marëveshje KRRIMI , SHQIPTARËT duhet të Paguajnë nga Xhepat e tyre , për KOCKAT e MAJME që ti ZVARRANIK Kryeministër i hedh LULI HAJDUTIT , që LULI tê mos LEHI si QEN ! Boll ju hodhe KOCKA ZAGARËVE HAJDUTË të PDsë dhe LSIsë , sepse VOTAT dhe PUSHTETIN , ta japin SHQIPTARËT dhe POPULLI , dhe JO Luli me LesheLinë HAJDUTËRINË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa

Me trap nga Greqia në Shqipëri, sfida ekologjike e dy italianëve për të lundruar 173 km nga lumi Vjosa