I mbyllur në dollap dhe i pangrënë, si e ktheu njerka mizore 5-vjeçarin në kockë e lëkurë (FOTO)
Fëmija i keqtrajtuar Jordan Bleimeyer dhe njerka Tammi Bleimeyer
Një njerkë mizore është dënuar me 28 vite burg pasi trajtonte në mënyrë mizore thjeshtrin e saj. Bëhet fjalë për Jordan Bleimeyer i cili deri në moshën 5-vjeçare jetoi i mbyllur në një dollap dhe i paushqyer.
Nëna e 7 fëmijëve, Tammi Bleimeyer u shpall fajtore për keqtrajtimin e djalit të vogël, të cilin e mbyllte në një bodrum dhe e detyronte të flinte në një dollap të vogël. Jordan tashmë është 9-vjeç, konsiderohej si “Harry Poteri” i familjes dhe njësoj si në film, qëndronte i izoluar nga të tjerët.
I vogli qëndronte për shumë kohë pa u ndërruar nga pelenat, rrine shumë i pisët, i pa ngrënë dhe në dhomë kishte instalime të zbuluara elektrike. Sipas mjekëve, nëse Jordan nuk do të gjendej në kohë do të mund të humbiste jetën për shkak të mos ushqyerje, pasi në atë kohë peshonte vetëm 13 kg.
Bradley Bleimeyer, babai i djalit, u shpall fajtor për të njëjtën akuzë dhe u dënua me 15 vjet burg. Keqtrajtimi i të voglit u zbulua në muajin Mars të viti 2014 kur djali më i madh i Bleimeyer, i cili ishte 16 vjeç në atë kohë, e raportoi tek autoritetet lokale. Këta të fundit e ndoqën çështjen dhe zbuluan mizorinë e kryer mbi fëmijën e vogël.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
27%
-
Keq
59.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 374
Lajme të tjera
-
Protesta para bashkisë, Sali Lusha prin protestuesit për të hequr gardhin metalik
26 Prill, 12:36
-
Me flamur në dorë, Tedi Blushi i PL-së tenton të kalojë mbi policinë për t’u futur në bashki
26 Prill, 12:30
-
Sali Berisha, qëllimi i protestës së Rithemelimit para bashkisë! Thirrje dhe bluza në mbështetje të ish kryeministrit 115 ditë në 'arrest shtëpie'
26 Prill, 12:28
-
Basketboll meshkuj/ Vllaznia 'pa busull', Teuta fiton me 30 pikë diferencë
26 Prill, 12:24
-
Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?
26 Prill, 12:19
-
Vargje kundër regjimit, Irani dënon me vdekje reperin
26 Prill, 12:12
-
Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo
26 Prill, 12:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta te Bashkia e Tiranës, momenti i shpërthimit të molotovëve
26 Prill, 12:05
-
Fërgesë me speca, gjizë dhe domate nga zonja Albana
26 Prill, 12:04
-
VIDEO/ Molotov drejt bashkisë së Tiranës, momenti kur policët përpiqen të shuajnë flakët
26 Prill, 12:01
-
Milano, shqiptarët çojnë policinë në parkimin ku ishin fshehur 5 kg heroinë, ishte mbështjellë me proshutë
26 Prill, 12:01
-
Gurabije me gjalpë nga zonja Albana
26 Prill, 11:58
Ku ka ndodhur kjo ngjarje ne shijak apo ne kavaje
Përgjigju