Sherri te Komisioni i Medias, vajza e Azem Hajdarit kundër PD: Shfaqja nuk dha rezultat
Deputetja e PD, Rudina Hajdari përmes një statusi në Twitter ka reaguar për incidentin te Komisioni i Medias duke dalë kundër opozitës. Ajo shprehet se shfaqja nuk dha asnjë rezultat dhe në fund i shërbeu Veliajt.
Rudina Hajdari
Deputetja e PD, Rudina Hajdari përmes një statusi në Twitter ka reaguar për incidentin te Komisioni i Medias duke dalë kundër opozitës. Ajo e cilëson si shfaqje sjelljen e deputetëve të opozitës, që nuk dha asnjë rezultat dhe në fund i shërbeu Veliajt.
Shfaqja e sotme në Komisonin e Medias nuk i shërbeu aspak kauzës së teatrit por u kthye në një boks politik & nuk dha asnjë rezultat. Përkundrazi, mos trajtimi i temës së Teatrit i shërbeu @erionveliaj dhe interesit tij të ngushtë por jo opozitës, artistëve & qytetarëve.
Rudina Hajdari
Postimi i Rudina Hajdarit
Por vetëm pak minuta pasi e postoi, deputetja e PD, vajza e Azem Hajdarit është penduar që ka kritikuar kolegët e opozitës dhe e ka fshirë postimin nga Twitter-i. Deputetët e PD, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë tentuar të nxjerrin me dhunë nga mbledhja e komisonit të Medias, kryebashkiakun Erion Veliaj, i cili kishte shkuar për të raportuar për Teatrin Kombëtar. Albana Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar në komision, ndërsa sot, sipas saj, duhej të raportonte ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila ishte gjithashtu e pranishme në mbledhje. Pas disa minutave tension, kryebashkiaku Veliaj u largua vetë nga mbledhja duke përcjellë një mesazh për demokratët se Teatri i ri do ndërtohet.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?
-
Të nevojshëm
70.3%
-
Të panevojshëm
23.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1908
Lajme të tjera
-
Drafti/ Minimumi jetik të nisë nga 200 € në muaj! Vokshi: Mbi 1 milionë në varfër në Shqipëri! PS: Keni shifra të vjetra
8 Maj, 19:08
-
Dështon sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, Vokshi: PS po bojkoton që të zvarrisë hetimin
7 Maj, 14:53
-
FOTOT/ Albana Vokshi përleshet me policët
1 Maj, 10:00
-
Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, PS nuk shkon në mbledhje: Hiqni dorë nga ‘hetimi partiak’! Vokshi kërkesë: Të përjashtohen Ndreca dhe Ekonomi
30 Prill, 10:02
-
Emisioni i RAI 3, debat në Komisionin e Medias, Zhupa: Shqetësuese, sjellja e Ramës! Kushi: S'e kuptoj si mbroni denigrimin e Shqipërisë! Metaj: Triller gazetaresk
29 Prill, 15:06
-
Hetimi për 2 koncesionet, PS miratoi e vetme planin, Opozita i kërkon kuvendit anulimin e mbledhjes së Komisionit hetimor të Shëndetësisë
26 Prill, 16:48
-
3 orë debat pa rezultat në komisionin Hetimor të Shëndetësisë, mazhoranca mblidhet pa opozitën! Miraton planin hetimor
25 Prill, 07:40
-
Komisioni hetimor për Shëndetësinë, PS i përgjigjet Vokshit: S’po pengojmë kërkesat për informacion! Aty je ‘moderatore’, mos na impono opinionet tua
24 Prill, 12:30
-
Komisioni hetimor i Shëndetësisë, Vokshi akuzon PS: Me urdhër të Ramës përpiqen të mbulojnë korrupsionin galopant
24 Prill, 11:49
-
Komisioni hetimor për shëndetësinë 2 orë 'zhurmë për asgjë'! Deputeti: S’jemi ‘Vokshi fan club’! Plani i PS: Të hetohen edhe ministrat e Berishës
23 Prill, 07:59
-
Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, nesër rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati Planin e Hetimit
22 Prill, 07:51
-
Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, të martën rinis komisioni hetimot i Shëndetësisë! PS refuzonte të merrte pjesë: Vokshi ‘hetim’ partiak
21 Prill, 10:34
Te qerrohen keta Ballinjte e pafytyre kameleone e me nivel te ulet intelektual e politik.
PërgjigjuTe eger,te dhunshem,rrugecer ,kjo eshte PD dhe fytyra e saj,e turpshme
Përgjigju