POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Infrastruktura: Borxhet ndaj kompanive të rrugëve shlyhen deri më 2019-n

lekë

Detyrimet e prapambetura ndaj kompanive që kanë investuar në infrastrukurën rrugore, të cilat deri në fund të vitit 2017 ishin 3.2 miliardë lekë do të shlyhen deri në fund të vitit të ardhshem sipas një grafiku që ka përcaktuar Ministria e Infrastrukturës.

Nga buxheti i miratuar për vitin 2018, janë planifikuar të paguhen 2.646,8 milionë lekë, nga të cilat 901 milionë lekë në zërin “Mirëmbajtje e rrugëve”.

Sipas raportimit që Ministria e Infrastrukturës ka bërë në Ministrinë e Financave detyrimet e mbetura të pashlyera do të akomodohen përmes buxhetit 2019, llogariten në vlerën 608 milionë lekë për MIE, kryesisht për vendime gjyqësore dhe mirëmbajtje rrugësh.

Ndonëse punimet në rrugë janë duke avancuar me ritme të ngadalta, qeveria nuk po frenon akumulimin e detyrimeve të prapambetura ndaj kompanive që janë kontraktuar për këto punime.

Por plani i Ministrisë së Infrastrukturës për shlyerjen e detyrimeve, duket se do të jetë një mision pak i vështirë për këtë vit pasi Ministria e Financave ka miratuar shkurtimin e të ardhurave buxhetore me rreth 30 milionë euro.

Këto shkurtime do të ushtrojnë presion të shpenzimet e programuara ashtu siç ka ndodhur gjithë këto vite.

Shkaktari kryesor i borxheve ndaj kompanive të rrugëve janë detyrimet që kanë buruar nga rishikimi i buxhetit me ulje të ardhurash.

Akumulumi i detyrimeve të prapambetura ka qenë shkaktari kryesor për rritjen e borxhit publik në raport me PBB gjatë kësaj dekade, teksa qëeveritë që fasojnë njëra-tjetrën nuk po mundin të mbajnë angazhimin për shlyerjen në kohë të tyre.

Ministria e Financave ka tërhequr vëmendjen se për vitin 2018 kostot në rrugë kanë qenë më të larta se ato të planifikuara.

Dy dekadat e fundit, kosto për një kilometër autostrade është rritur në mënyrë të frikshme, teksa indeksi i çmimeve në ndërtim, inflacioni dhe rritja e pagave nuk i justifikojnë vlerat e larta që po “fluturojnë” pa logjikë vit pas viti.

Në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë ose, 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro, sipas të dhënave që janë publikuar nga Ministria e Financave në raportet vjetore të monitorimit ndaj Ministrisë së Transporteve. Ndërsa sipas INSTAT, indeksi i çmimeve në ndërtim nga viti 2008 deri më 2017 është rritur me vetëm 4.8%. Monitor

ma.nd.
Komento