Ish-drejtoresha e burgut të grave vjedh poezinë e Ismail Kadaresë dhe përplaset me ndjekësit: E kam bërë unë!

Ish-drejtoresha e burgut të grave vjedh poezinë e Ismail Kadaresë dhe përplaset me ndjekësit: E kam bërë unë!

Pedagogia Xhoi Jakaj dhe shkrimtari Ismail Kadare

Zoje Jakaj apo Xhoi Jakaj, emri që përdor në rrjetet sociale ish-drejtoresha e burgut të grave i ka habitur të gjithë me postim të sajin në rrjetet sociale.

Pasi la drejtimin e burgut të grave, Jakaj vazhdon punën si pedagoge në Universitetin Bujqësor të Kamzës e paralelisht me këtë vijon pasionin për poezinë.

Por ndjekësit e saj janë irrituar jashtë mase kur ka postuar një poezi të ngjajshme me atë të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ata e kanë akuzuar për plagjiaturë, ndërsa Xhoi është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk e kishte lexuar dhe nuk e dinte që Ismail Kadare paska një poezi me emrin “Kristal”.

Poezia e Kadaresë dhe plagjiatura e Xhoi Jakajt

Pasi ka replikuar me ndjekësit Jakaj i ka fshirë replikat nga profili i saj në Facebook.

Replika e Xhoi Jakajt me fansen e saj

 Ish-drejtoresha e Burgut të Grave është njëkohësisht edhe e ëma e modeles së njohur, Oriola Marashi.

Modelja Oriola Marashi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ela: 04/10/2018 18:29

    Plagjiatura eshte ne nivele skandaloze ne te gjitha universitetet ne Shqiperi. Shkollimi, masterat, doktoraturat e cdo gje jane aq te lehta sikur te gjithe jane Ajnshajn e i bejne gjerat me sy mbyllur. Me beri pershtypje para ca ditesh CV ne Linkedin e nje vajze qe njoh ne Tirane e cila brenda 4-5 viteve qe kishte punuar me kohe te plote drejtoreshe ne ministri te financave dhe pedagoge ne fakultetin ekonomik, kishte bere edhe universitetin juridik, edhe doktorature ne ekonomi. Madje e di qe brenda te njejtit 4 vjecar ka bere edhe 2 femije. Edhe sikur te mos i mbyllesh syte asnje minute eshte e pamundur ti besh te gjitha keto ne te njejten kohe. Ketu ne USA jam e lidhur me rrjetet akademike e njoh studente te shkelqyer qe bejne doktoraturen apo qe e kane mbaruar dhe jo vetem qe do nje dedikim me kohe te plote pa bere asgje tjeter, por shpesh here duhet edhe te heqesh dore nga oret e gjumit e ti dedikohesh edhe mbi 18 ore ne dite punes kerkimore. Puna eshte qe peshku qelbet nga koka, nese pedagoget bejne vete plagjiature, ca studentesh mund te pergatisin ata, ca te ardhme mund te presesh per Shqiperine?! Rrumpalla 28 vjcare qe ka pushtuar vendin duket se s'ka shanse per tu rregulluar ndonjehere, pasi gjithcka nis te arsimi e nuk ka asnje drite ne horizont per te...

    Përgjigju
  • E-Toronto: 04/10/2018 18:08

    Si mund te jete pedagoge ky njeri i pacipe qe guxon me kete postim edhe ne facebook? Ca integriteti mund tu percjelle studenteve te saj? Si mund te kete drejtuar nje hajdute e ketij niveli nje institucion ku mbyllen e duhet te riedukohen femra qe jane aty per vjedhje? Ne fakt kjo nuk eshte asgje, po e diskutojme prej budallallekut qe postoi online, ceshtja eshte qe plagjiatura eshte fenomen normal aty, 99% e studenteve dhe vete pedagogeve ate pune bejne ne te gjitha universitetet shqiptare. Prandaj cdo gje eshte shnderruar ne tallava.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin

Këshilli NATO-Ukrainë takohet lidhur me sistemet ajrore për Kievin