Itali, moti i keq përmbyt Trevison
4 të vdekur dhe 8 të plagosu

Itali, moti i keq përmbyt Trevison<br />4 të vdekur dhe 8 të plagosu
TREVIZO - Ende viktima për shkak të motit të keq në Itali. Numri tragjik ka shkuar në 4 të vdekur dhe tetë të plagosur, pas një përmbytjeje në Refrontolo të Trevisos. Një stuhi e fuqishme ka fryrë tej mase lumin Lierza duke bërë që ai të dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje.

Katastrofa nisi mbrëmjen e vonë të së shtunës, gjatë një festivali të fshtatit i cili ishte i mbushur me të paktën 100 persona. Pas vërshimit, rruga u kthye në një lumë duke marrë përpara makina, mobilje, shtëpi e madje edhe njerëz. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, zjarrfikësisht, anëtarë të mbrojtjes civile dhe persona të tjerë vullnetarë, në kërkim të trupave të zhdukur.

Sipas Zyrtarëve të Mbrojtjes Civile në provincësn e Trvisos, gjithçka ka ndodhur në pak minuta. Ata siguruan që do të merren të gjitha masat për rastet e emergjencës, duke shtuar se situata është shumë serioze, edhe në zona të tjera përreth si dhe në Cison Valmarino ku ka pasur rëshqitje dheu.

Ndërsa një zyrtar i zonës tha se do të kërkohet që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në të gjithë zonën e prekur.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët