Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar për herë të parë që pas arrestimit të vëllait të saj, Endrit Vejsiu. Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Dance With Me”, moderatorja Vejsiu ka thënë se ajo çfarë ndodh jashtë spektaklit, nuk ka lidhje me atë çfarë ndodh në kamera.Gjithçka që ndodh jashtë nuk interferon në muzikën e jetës këtu brenda”,-ka thënë Vejsiu. Ka qenë kjo fjali e moderatores që indirekt vjen si përgjigje për arrestimin e të vëllait. Endrit Vejsiu, 29 vjeç, është vëllai i vetëm i moderatores, dhe gjithmonë ata janë shfaqur përkrah njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Vejsiu u arrestua ditën e diel në operacionin Telekomanda. Atij iu gjetën 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis në bagazhin e makinës së tij tip Opel. Mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse".

Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot - Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. 
Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse. 

Komunikata e policisë për Endrit Vejsiun

Operacioni u zhvillua nga blutë e Lezhës dhe u kapën 4 persona, mes tyre edhe Gentian Elezi, i shpallur në kërkim për një vrasje të vitit 2015 në Mamurras. Të arrestuarit e këtij operacioni ishin Endrit Vejsiu, Gentian Elezi, Gentjan Tafa dhe Eris Gjoni.