Rihapja e dosjes 'Hajdari'/Report TV zbardh kërkesën e Izet Haxhisë: Shteti më dha garanci se do rigjykohem

Report TV zbardh kërkesën e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes për procesin gjyqësor për vrasjen e Azem Hajdarit. Në kërkesë, Izet Haxhia, i përfaqësuar nga avokati Bashkim Nikolla kërkon rigjykimin, në zbatim edhe të garancisë që shteti shqiptar dha për ekstradimin e tij nga Turqia në Shqipëri.

Ndër pikat kryesore të kësaj kërkese qëndron fakti se Izet Haxhia është dënuar në një proces gjyqësor në mungesë dhe ku ai nuk ka dhënë asnjëherë prokurë për t'u përfaqësuar nga ndonjë avokat. Gjithashtu theksohet se Izet Haxhia nuk është pyetur dhe nuk ka folur asnjëherë për drejtësinë shqiptare për këtë çështje.

Vërtetohet se gjykimi i kësaj çështjeje në të gjitha shkallët e gjykimit është zhvilluar në mungesë të të pandehurit Izet Haxhia dhe pa dijeninë e tij. Ai nuk ka lëshuar asnjë lloj prokure për avokatin që e ka përfaqësuar në gjykimin në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ai nuk ka pasur dijeni për ankimimin që i është bërë vendimit në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Vetë Izet Haxhia provohet se nuk ka bërë deklarime para organeve proceduese.

Më tej, Izet Haxhia, liston edhe shkresën që Ministria Shqiptare e Jashtme i ka dërguar autoriteteve turke në kërkesën për ekstradim. Sipas kërkesës autoritetet shqiptare i kanë dhënë garanci shtetit turk se Izet Haxhia do të rigjykohet konform legjislacionit shqiptar në respekt edhe të drejtave të njeriut.

Garancia e dhënë nga Shqipëria për rigjykim është publikuar ekskluzivisht edhe nga Report TV pak ditë më parë. Dokumenti tregon se përpjekja për ta ekstraduar kanë nisur që në vitin 2007 kur kryeministër ishte zoti Berisha. Bëhet fjalë për këtë dokument me mbishkrimin sekret hartuar nga Ministria e Drejtësisë datë 06.04.2007 dhe mban firmën e ish ministrit të drejtësisë Ilir Rusmaili.

Dokumenti i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës Turke, përmes të cilit ministri i atëhershëm në detyrë Rusmaili thotë se: “në bazë të Konventës Europiane të Ekstradimit, duke iu referuar faktit se shtetasi Izet Haxhia është gjykuar në mungesë në bazë të nenit 504/2 të Kodit Shqiptarë të Procedurës Penale, garanton paraprakisht në emër të shtetit shqiptarë, respektimin e të drejtës së rigjykimit, në zbatim të së drejtës kushtetuese”.

Po ashtu në këtë letër garancie qeveria shqiptare e drejtuar nga Sali Berisha angazhohet se: “Do t'i garantojë personit të ekstraduar garancitë procedurale të njohura nga pakti ndërkombëtar i OKB-se për sa i takon të drejtave civile e politike”.

Izet Haxhija sipas vendimit të publikuar nga Report Tv pak ditë më parë akuzohet si i përfshirë në tre episode për vrasjen e kryer në bashkëpunim të Azem Hajdarit dhe për këtë organi i akuzës i referohet tre dëshmitarëve, mes të cilëve edhe dëshmia e Jaho Mulosmanit. Haxhia u ekstradua mbrëmjen e 8 majit nga Turqia në Tiranë me dëshirën duke u vendosur në burgun 302 në kryeqytet.

PDF/ Kërkesa e Izet Haxhisë për rihapjen e dosjes "Hajdari" (kliko që të hapet dosja)



    Kërkesa e Izet Haxhisë

s.k./b.ha.
Komento

Komente

  • xhimi: 17/05/2018 15:27

    iku nje injorant si azem hajdari se hajdari kish mbiemrin dhe hajdar ishte po kur do zhduken dhe keta plerat e tjer,.

    Përgjigju
  • Kush: 17/05/2018 14:21

    Hajdari trafikant mori plumbin .Berisha vrases hajdut terrorist duhet rjepur i gjalle.Izeti te haje pershesh

    Përgjigju
  • Zeza O IZET: 17/05/2018 14:02

    KUSH do TA avokatoje IZET machine MAKS HAXHIA I SAIMIR TAHIRIT ?? PARA TE MADHE KA PER TE BERE MAX HAXHIA DUKE GJYKUAR KETA PESHQIT E MEDHENJ !! MUNDET KY TE KANDIDOJE PER KRYEMAFIOZ ?? ME FALNI !! PER KRUEPRESIDENT ??

    Përgjigju
  • Mafji sala: 17/05/2018 12:52

    Ore në qoft se e ka bo izet haxhia vrasjen e plerës azem kriminel drogmenit e paska bo dhe ky një pun të mir .

    Përgjigju
  • Berishoviç: 17/05/2018 11:48

    Vrasja i shekullit??? U hoq qafe nje legen dhe ju e quani vrasja e shekullit? Te kish marre me vete dhe Berishoviçet mir do kish bere

    Përgjigju