“Je kryeministri që duam”, Rama i përgjigjet minoritares: Më thuaj hallin!

Kryeministri Edi Rama në dëgjesën publike në Karahaxh të Sarandës, pas mesazheve politike drejtuar opozitës, ka vazhduar me turin për llogaridhënien. Në takimin e Ramës me pakicat kombëtare, banorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në raport me zyrtarët socialistë në qeverisjen lokale.

Një nga gratë e pranishme në dëgjesë, i ka thënë Ramës se ka probleme në doganë me zhbllokimin e produkteve doganore.

Replikat me qytetaren:

Qytetarja: Unë jam shtetase greke. Votoj për Partinë Komuniste në Shqipëri dhe Siriza në Greqi.

Rama: Më thuaj hallin që ke!

Qytetarja: Unë kam një biznes por më bllokojnë te dogana, kam dërguar edhe letër me dorë.

Rama: Të lutem, nuk ka nevojë për letër, te Shqipëriaqëduam.al. Edhe njëherë për shkak se letrat sorollaten ka 30 vjet kemi krijuar këtë sistem.

Qytetarja: Më pengon dogana e Sarandës...

Rama: Shkruaj te shqipëriaqëduam.al, vetëm tre minuta do harxhosh.

Qytetarja: Jeni Kryeministri që duam!

Rama: Lëre tani ça jam unë, ti voton për Partinë Komuniste, s’voton për mua!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:47
“Ujkun e ke në krah’, qytetari ia thotë Ramës në sy për kryebashkiakun: Sotir, se pushkatojmë dot!

Një tjetër replikë interesante gjatë dëgjesës ishte dhe ajo e një minoritari i cili akuzoi kryebashkiakun e Finiqit për pronësinë e tokës.

‘Ujkun e ke në krah!’-tha banori.

Pas kësaj, fjalën e ka marrë kryetari Leonida Kristo i cili tha se akuzat janë të rreme.

Kam bërë kallëzim penal për personin në fjalë”, tha kryebashkiaku.

Rama iu përgjigj qytetarit duke i thënë se me kallëzimin do merren organet ligjzbatuese:

Sotir, s’jemi gjykatë këtu! Ti ke bërë kallëzim, kryetari i bashkisë të ka bërë kallëzim ty. Unë do coj Inspektoriatin Antikorrupsion që do shohë letrat për bashkinë e Konispolit dhe të Finiqit. Dekret për pushkatim nuk nxjerrim dot për këta të dy!”

Ora 13:08
‘Na lanë me gisht në gojë’, zonja i qahet Ramës: Ulu moj xhan, me radhë

Më tej gjatë dëgjesës, një tjetër qytetare iu ankua Kryeministrit, se kur PD erdhi në pushtet e kanë hequr nga puna, dhe se ajo kishte mbetur e pastrehë.

Kryeministri iu përgjigj se do kontaktohet me Bashkinë për të gjetur një zgjidhje.

Replikat:

Qytetarja: Na lanë me gisht në gojë, më hoqën nga puna kur erdhi PD-ja në pushtet. S’kam shtëpi.

Rama: Tani ulu se të dëgjova moj xhan, ta marrim me rradhë se duan të flasin dhe të tjerët. Do ta diskutoj me Bashkinë se mundësitë me strehimin janë ato që janë.

Ne kemi detyruar me ligj kompanitë, meqë na thonë se mbështesim oligarkët, në fakt ata i ka gjetur belaja se 3 % të ndërtimit do të japin për familjet e reja. Për çështjen tuaj do flas konkretisht nëse ka një mundësi për të ndihmuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi PithMotra: 22/06/2018 18:10

    Lëri LLogjet e Kavajës , por LUFTO KORRUPSIONIN me RRËNJË , sepse deri tani NUK ke bërë asgjë ! Mburresh me punët e LALI ERIT të madh , që e ka kthyer TIRANËN në KANTIER NDËRTIMI cep më cep ! Të FUTEN në BURG TRADHTARËT , KRIMINELËT dhe Krye HAJDUTËT e PDsë para ZGJEDHJEVE të ardhshme , në të Kundërt VAFSH në DJALL ti bashkë me ta, dhe mos ta pafshim bojën edhe ty karagjoz Kryeministër !

    Përgjigju
  • sapa: 22/06/2018 16:16

    Po mire more Ram prostituta po ata qe nuk kane mundesi te ankohen tek ti?pastaj letrat qe te dergohen ty pergjigjen ta kthen Rafti jot keshtu quhet sekretarja jote dhe me te vertete pergjigja eshte si raft!te mbulofte turpi se edhe Sali krimineli e ndiqte problemin me mire se ti po ti shkruaje.

    Përgjigju
    • Bep: 22/06/2018 18:23

      Zaten analfabete si puna jote veshtire e kane te formulojne dy fjali apo te mbushin nje formular pa bere gabime drejtshkrimore apo permbajtesore. Ti rri aty ku je ne lokal me nje kafe gjithe diten, mos puno, mos e vraj koken dhe shkruaj komente te tilla qe i marrin shume energji rradakes tende bosh. Une them shko ha kos me mire o trushkulur.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)