Ka dhënë adresë banimi të pasaktë, KPK shpall 'në kërkim' vëllain e Lulzim Bashës

Ka dhënë adresë banimi të pasaktë, KPK shpall 'në kërkim' vëllain e Lulzim Bashës

Erlind Basha, vëllai i kryetarit të PD, Lulzim Basha

Erlind Basha, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike ka punuar si këshilltar ligjor pranë Gjykatës së Lartë, por përpara se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të merrte në shqyrtim dosjen e tij për vlerësim profesional dhe atë të pasurisë, ai vendosi të jepte dorëheqjen.

Por edhe pse është larguar, Erlind Basha sërish kërkohet nga Vettingu, për t’iu nënshtruar shqyrtimit të dosjes. Në vendimin me shkrim të KPK-së që Dita disponon thuhet se “nga ana e Komisionit janë bërë përpjekjet për komunikimin e vendimit të subjektit të rivlerësimit, duke e dërguar vendimin në adresën: Rruga “Demir Gashi” nr.3, Tiranë".

"Në kushtet kur në adresën zyrtare të këtij shtetasi nuk është bërë i mundur komunikimi i vendimit, bëhet kjo shpallje publike me efekt 20 (njëzet) ditë, me qëllim njoftimin e vendimit”.

Pra, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është detyruar të bëjë publike vendimin e tij për subjektin e rivlerësimit, Erlind Basha, pasi ky i fundit siç duket ka mashtruar për vendndodhjen e tij./Dita/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 13/06/2018 05:58

    S'eshte ndonje gje e re,keto jane qe te lindur,mashtruesa e genjeshtare,hajdute e kriminele.....çfar prisni prej ketij sorrollopi......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të

Sulmet e Metës ndaj SPAK, Lapardhaja: Diçka ka ndjerë! Nëse është çmendur aq më keq për të