POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel: Ne do të bëjmë gjithçka për bursën e Frankfurtit pas Brexit

Deutsche Börse

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në Berlin ka garantuar sot në mbrëmje për bursën e Frankfurtit, e cila shprehu gjithë mbështetjen e saj për ta ndihmuar që të jetë sa më tërheqëse pas Brexit, në një çast që shumë qytete evropiane, mes të cilave edhe Parisi, janë në konkurrencë që të tërheqin sa më shumë kompani.

Gjatë një fjalimi në Frankfurt kancelarja gjermane deklaroi për herë të parë që prej janarit 2015, duke iu përgjigjur një ftese të “Deutsche Börse”, operator në bursën e Frankfurtit, se:

Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur rajonin Hese.

Berlini është duke punuar për rregulla më fleksibël në lidhje liçensimin e bankave të huaja që duan të vendosen në Hese. 

                Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Përveç për sa folëm më lartë ajo ka cituar gjithashtu dhe për mos rritjen e taksave apo mbështetjen ndaj inteligjencës artificiale, që pritet të revolucionojë aktivitetet financiare.

a.de.
Komento