Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës po hetohen për korrupsion

Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës po hetohen për korrupsion

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se katër deputetë të Kuvendit të Kosovës janë duke u hetuar aktualisht për korrupsion, por s’ka përmendur emra me arsyetimin se mund të dëmtohen hetimet.

Beka ka treguar se për korrupsion po ashtu janë duke u hetuar edhe ministra, zëvendësministra, kryetar komunash, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka thënë se gjykatat e Kosovës janë fajtore për hedhje poshtë të aktakuzave të ngritura nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, por edhe nga prokuroritë e tjera në të gjithë vendin.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë kur persona të caktuar kanë tentuar të fillojnë hetime apo edhe të ngrenë aktakuza për motive politike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët

7 orë diskutime të tensionuara Kosovë-Serbi në Bruksel! Lajçak paraqet propozim kompromisi për çështjen e dinarit! Bislimi: Përafron palët