Katër tablo të 1800-s për shqiptarët nga francezi Charles Bargue

Katër tablo të 1800-s për shqiptarët nga francezi Charles Bargue

Tabloja "Studim për arnautët" Charles Bargue

Charles Bargue (1826/1827 – 6 prill, 1883) është një piktor dhe litograf francez i njohur për hartimin e një kursi të rëndësishëm vizatimi. Ai e hartoi këtë kurs vizatimi sëbashku me piktorin tjetër të njohur Leon Gerome. Ky kurs u botua nga viti 1866-1871, i përbërë nga 197 litografi të printuara si fletë të veçanta . Litografitë e tij u përdorën si modele të realizmit klasik. Duke qenë mik i ngushtë i Leon Gereome, i njohur si piktor që realizoi disa tablo nga jeta e shqiptarëve në Egjipt gjatë mbretërimit të Khedivit, edhe Bargue realizoi disa tablo të për arnautët. Egjipti u qeveris për mëse 147 vjet nga familja shqiptare që e kish origjinën nga Mehmet Aliu dhe pasardhësit e tij.


(Një shqiptar me qylaf në kokë 1870 nga Charles Bargue)

Mehmet Aliu lindi në vitin 1769 në një familje shqiptare nga Kavalla (Thesali). Ishte një ushtar i thjeshtë, kur më 1801 u dërgua në Egjypt për të marrë pjesë në shtypjen e revoltave të mamlukëve, zotër të vendit që prej shek. XIII. Më 1804, në krye të jeniçerëve shqiptarë, ai i dëboi mamelukët nga Kajro e u shpall governator. Brenda viteve 1820-1840 ushtria dhe flota e Mehmed Aliut, nën komandën e djalit të tij po aq të shquar, Ibrahim Pashës, u shfaqën sa në Kretë e Peloponez, aq edhe në Lindjen e Mesme, duke kërcënuar vetë kryeqëndrën e Perandorisë.


(Shqiptar me fustanellë nga Charles Bargue)

Në 1831-2 Ibrahim Pasha pushtoi tërë Palestinën, Libanin si dhe provincën e Damaskut. Sulltani dërgoi për të shtypur shqiptarin rebel, vezirin e madh, Mehmet Reshit Pashën, i cili vetëm ndonjë vit më parë kishte masakruar në Manastir ajkën e parisë kryengritëse shqiptare (1830). Por Ibrahim Pasha i shpartalloi forcat osmane dhe e vazhdoi kundërmësymjen drejt zëmrës së Anadollit, ku mori Konjën, Qytahjan dhe Bursën. Shqiptari energjik rrezikonte të sulmonte e të merrte vetë Stambollin, e në këto kushte Sulltani bëri të pabërën, uli kokën dhe thirri për ndihmë armikun më të egër të tij, car Nikollën e Rusisë.

Paqja e Hunkiar Skelesit e vitit 1833 mes Mahmudit II e car Nikollës, e kthente praktikisht Sulltanin në një vasal të sovranit rus. Futja me forcë e arrogancë e Egjiptit të Mehmet Aliut në kontekstin e politikës mesdhetare dhe poshtërimi prej tij i Perandorisë Osmane, rrezikonte të rikonfiguronte gjeopolitikën e të ndryshonte raportet e forcave, të vendosura pas luftrave të Napoleonit.

Një gjë e tillë i shqetësoi Fuqitë e Mëdha, të cilat u vunë para dilemës, të pajtoheshin me shpërbërjen e Perandorisë Osmane e të njihnin si fuqi partnere perandorinë e re të Mehmet Aliut, apo të ushtronin presion mbi pashain shqiptar që të hiqte dorë nga ambicjet e skajshme e të njihte sovranitetin e Sulltanit, kuptohet, kundrejt koncesioneve të arsyeshme. Franca, ku figura e Mehmet Aliut ishte bërë popullore dhe ku ai thirrej me simpati “Bonaparti mysliman”, ishte e prirur ta mbështeste atë. Në konceptin e kryeministrit të Francës, Adolphe Thiers, një perandori e madhe egjiptiane do të thoshte shtrirje, nëpërmjet tij, e influencës franceze në Lindjen e Mesme e në Mesdheun Lindor, duke ngushtuar sferën e ndikimit anglez, që në të kundërtën anonte nga Perandoria Osmane.


("Roja i patrullës shqiptare", 1860 nga Charles Bargue)

Qëndrimi i ndryshëm ndaj governatorit shqiptar të Egjiptit i ndau keqas qeveritë e opinionet publike të Francës, Anglisë, Austro-Hungarisë e Prusisë. Në vitin 1840, gjithandej në Evropë ndjehej atmosfera e një konflikti të afërt, që u arrit të evitohej në minutën e fundit. Dorëheqja e kryeministrit francez, Thiers i hapi rrugë kompromisit për çështjen e së ardhmes së Egjiptit. Në marrëveshjen e arritur në 15 korrik 1840 mes Fuqive të Mëdha, Egjipti kthehej në gjendjen e një province të Perandorisë Osmane, paçka se me status të veçantë. Në fakt, Mehmet Aliut iu njoh e drejta e pushtetit të trashëguar me titullin Kediv, që e veçonte atë nga governatorët e provincave të tjera. Fillon kështu historia e dinastisë sunduese shqiptare të Egjiptit, që u mbyll me shfronëzimin e mbretit Faruk, më 1956.


(Tabloja "Studim për arnautët" Charles Bargue)

Dy janë tablotë shumë interesante të tij, pikërisht nga koha e qeverisjes së Egjpitit nga Khedivët shqiptarë, të titulluara “roja e patrullës shqiptare”, 1860, dhe 1870, ku shquajnë një shqiptar me qylaf në kokë, ndoshta nga Shqipëria e jugut dhe një tjetër i veshur me fustanellë. Tabloja tjetër “Studim pëe arnautët”, pavarësisht që atribuhoet një shqiptari , në fakt dukët më tepër si një vendas i veshur me një fest ë kuq që e mbanin të krishterët shqiptarë. Këtë fes e gjejmë dhe tek piktura Gjergji Kokali të Edëard Lear.

Ushtria dhe policia e Khedivëve përbëheshin kryesisht prej mercenarëve shqiptarë që vinin nga vendi i tyre për të shërbyer në Egjipt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Personalitetet më të mëdha të muzikës tekno elektrizojnë sot Tiranën, Veliaj: Nëse nuk ikim dot nëpër festivalet botërore, i sjellim ato këtu

Personalitetet më të mëdha të muzikës tekno elektrizojnë sot Tiranën, Veliaj: Nëse nuk ikim dot nëpër festivalet botërore, i sjellim ato këtu