Kosovë- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është kërcënuar nga një person i panjohur.

Pas kërcënimit, burimet e Indeksonline brenda policisë kanë bërë me dije se ka disa ditë që është shtuar numri i mbrojtjes së afërt të kryeministrit. Mbrojtje kjo që do të vazhdojë deri në një moment tjetër kur Haradinaj të konsiderohet i sigurt sërish.

Edhe pse nuk është bërë i ditur se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë, ai është duke u trajtuar seriozisht nga autoritetet përkatëse.