POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kini durim! Periudha më e nxehtë e vitit ende nuk ka ardhur

Foto Ilustruese

Jemi në mesin e gushtit dhe mbase menduar që kaq ishte vera! Sidomos vranësimi i sotëm i kohës ju ka sjellë ndërmend fillimin e periudhës së shirave. Por në fakt gaboheni, pasi bota po futet në një periudhë të ngrohtë që do të rrisë temperaturat mesatare mes katër dhe pesë gradë Celcius dhe nivelin e detit mes 10 dhe 60 metra.

Sipas një studimi të publikuar nga Instituti i Potsdamit për Kërkime mbi Impaktin Klimatik një grup ndërkombëtar shkencëtarësh ka përcaktuar se një periudhë e ngrohtë nuk mund të shmanget.

Shkencëtarët tregojnë se “ky proces do të sjellë shkrirjen e akujve të Grënlandës dhe të akullnajave polare, duke argumentuar se kjo do të rrisë ndryshimin klimatik duke lëshuar në atmosferë metan dhe gazra të tjera të fuqishme që rrisin efektin serrë”.

“Shkencëtarët duhet të fokusohen në përcaktimin e rreziqeve sa më shpejt të jetë e mundur,”- tha Hans Joachim Schellnhuber, kreu i Institutit të Potsdamit.

 

fl.mi.
Komento