Kombet e Bashkuara: Mbi 7,000 fëmijë të vrarë në Siri që nga 2013

Kombet e Bashkuara: Mbi 7,000 fëmijë të vrarë në Siri që nga 2013

Foto ilustruese

Virginia Gamba e dërguara e Kombeve të Bashkuara, e cila përqendrohet tek fëmijët në zonat e konflikteve, ka thënë se më shumë se 7,000 fëmijë kanë humbur jetën ose janë lënduar në konfliktin sirian që nga viti 2013.

Gamba tha se që nga fillimi i vitit 2018, Kombet e Bashkuara kanë verifikuar mbi 1,200 shkelje që u janë bërë fëmijëve.

Në këto të dhëna përfshihen më shumë se 600 fëmijë të vrarë si dhe 180 të rekrutuar ose të përdorur nga forcat qeveritare apo grupet e armatosura, tha ajo.

Gamba bëri të ditur se tremujori i parë i vitit 2018 shënoi një rritje prej 48 për qind në vrasjen e fëmijëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm