Konferenca e Bashës, reagon Rama: Jam i impresionuar o artist, të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet

Konferenca e Bashës, reagon Rama: Jam i impresionuar o artist, të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama

Pas konferencës së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë Rama për lidhje me trafikun e drogës, si edhe hodhi akuza direkte për një korrupsion me tenderin për faturimin e bizneseve, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit. Rama thotë se vetëm në konferencën e sotme, departamenti Anti-shpifje ka gjetur shkaqe për 23 padi në drejtim të Bashës.

“Artist,jam i impresionuar! Departamenti Antishpifje paska konstatuar sot shkaqe për 23 padi ndaj teje. Konferencë shtypi me diare intensive më thonë. E di xhan e di,të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet që po vijnë e po bën gati terrenin e humbjes fitimtare të radhës. Mbahu fort“-shkruan Rama në Twitter.

Reagimi i kryeministrit Edi Rama, vjen pas akuzave që kryetari i PD, Lulzim Basha dërgoi sot drejt qeverisë dhe eksponentëve të PS.

Basha tha se Olsi Rama u ndihmua nga një zyrtare e huaj për të marrë tenderin  e faturimit  të bizneseve. Kryedemokrati hodhi akuza sërish drejt kryebashkiakut Dako, por tha se në dosjen  339, ku janë përfshirë përgjimet e Dakos, janë të implikuar edhe të tjerë ministra dhe deputetë të PS.

Basha e akuzoi Ramën edhe se ka përdorur vrasjen e ekstremistit grek për të hequr vëmendjen nga problemet reale të vendit. Por duket se këto kanë qenë arsyet që e kanë çuar kryeministrin në përfundimin se për Bashën, Anti-Shpifja e ka kapur me 23 shpifje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dermenasi: 30/10/2018 19:51

    RAMA PO pushton fierin me te VELLANE DHE kosovaret e Ardhur NE fier e dermenas DUKE hedhur NE balte pronaret e ligjshem te bar rinise ( toke te Cilen ENVER hoxha xhaxhai I rames ua mori bejlereve te fierit DHE e shtetezoi NE menyren QE RAMA PO tjeterson pronat tani)

    Përgjigju
  • Ili: 30/10/2018 19:49

    Mos u nxito thuaj lulit se ke koh akoma per te genjyer edhe nja kater vjet te tjera pastaj mos i harxho te gjitha genjeshtrat.

    Përgjigju
  • redi: 30/10/2018 15:07

    Ed Rama , e vetmja gjuhe qe perdore sot kuptojn Luli dhe Saliu . Me tolerance ata kuptojne dobesine qe keni ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv

21 janari, CRIME STORY publikon për herë të parë dokumentet e hetimit të panjohur! Sonte në 22:00 në Report Tv