Faturimi i bizneseve, Basha: Tender korruptiv për Olsi Ramën, u ndihmua nga një zyrtare e huaj që shërbeu në Shqipëri

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ditën e sotme në selinë blu. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka përsëritur akuzat e drejtuara më herët nga deputetët Jorida Tabaku dhe Endri Hasa për tenderin e faturimit të Bizneseve, për kryeministrin Edi Rama.

Basha thotë se ky tender është korruptiv dhe sipas tij i lidhur me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama. Basha ka thënë se Olsi Rama është ndihmuar nga një zyrtare e huaj që ka shërbyer deri pak kohë më parë në Tiranë, por nuk ka përmendur emrin  e saj. 

Faturimi i bizneseve, tender korruptiv për Olsi Ramën. Një kompani kroate ka marrë tender kundër ligjit. Firma ka mbështetje nga një zyrtare e huaj që ka shërbyer në Tiranë. Bashkëpunimi i Olsi Ramës me një shtetase të huaj që ishte deri para pak kohësh në Shqipëri, një firmë kroate ka fituar një tender prej miliona eurosh për menaxhimin e kasave fiskale. Kjo është një dhuratë e kryeministrit për vëllain tij. Mekanizmi i gjetur në këtë rast vetëm fakton vërtetësinë e akuzave që i kemi bërë publike. Flamuri i kuq, drita e kuqe indikatori kryesor që tregon se është një tender i korruptuar është kur fitohet në kufijtë e çmimit limit. Nuk do mjaftohemi me këtë denoncim.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Akuzat e demokratëve për tenderin për faturimin e bizneseve lidhen me sistemin e ri online që pritet të kontrollojë së shpejti faturimin e biznesit. Qeveria socialiste dhe ministri i Financave, javë më parë kanë sqaruar se ky sistem i ri nuk do të ketë asnjë kosto shtesë për biznesin. Sipas Ahmetajt, ky sistem i ri i monitorimit të bizneseve do të ulë kostot, pasi sipas këtij sistemi, kasat fiskale nuk do jetë kusht për bizneset, dhe dalin nga funksioni. Por për demokratët, tenderi i dhënë për kompaninë kroate është i paracaktuar dhe korruptiv.

Ngjarja e Bularatit, Basha: Mos të përdoret më politikisht

Basha ka komentuar vrasjen e ushtarit ekstremist grek në Bularat të Gjirokastrës dhe ka thënë se Rama kërkon t’a përdorë politikisht këtë ngjarje që sipas tij është tërësisht kriminale.

“Ngjarje kriminale, përpjekjet për ta kthyer në ngjarje politike iu shërbejnë vetëm atyre që duan të heqin vëmendjen nga problemet e vendit. Rama do të zhvendosë artificialisht vëmendjen, dhe përdor kundër Berishës një ngjarje kriminale është tregues ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij. Do të kapet pas gjithçkaje.”-tha Basha.

Basha akuza Dakos: Duhet të ishte në burg. Tahiri nuk do shpëtojë nga hetimi

Kryedemokrati ka komentuar edhe provat e reja që ish-ministri Saimir Tahiri ka dorëzuar në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Basha tha se Tahiri duhet të hetohet dhe do të thellohet.

“Tahiri duhet të hetohet në thellësi dhe ta heqin nga mendja që të hetohet për vepra të lehta. Pasi duhet të hetohet për trafik droge. Ai ka qenë eksponent për trafikun e drogës dhe këtë nuk e mbulon dot askush. S’do shpëtojë nga përgjegjësitë.”, tha Basha.

Në këtë bashkëbisedim, Basha ka përsëritur akuzat në drejtim të kryetarit të Bashkisë, Durrës, Vangjush Dako. Basha tha se Dako duhet të arrestohet për lidhjet e tij me grupin e Avdylajve.

 “Qeverisja ka mbaruar. Rama ka ndalur së qeverisur vendin dhe pushteti që ka marrë është për të mbrojtur lidhjet e tij me krimin. Xhafaj edhe pse dha dorëheqje, duhet të hetohet. Madje edhe Ardi Veliu. PD dhe opozitës i ka ngelur në çark Ardi Veliu. Vangjush Dako duhet të arrestohet. Përgjimet që janë bërë publike, janë vetëm maja e Ajsbergut, me qëllim që të mbahet në kontroll situata. Dako është kriminel i mirëfilltë që ka bashkëpunuar me krimin për para. Burgjet dhe paraburgimi në Shqipëri, vazhdon të procedojë me dhjetra qytetarë për vepra të lehta dhe të rënda. Është e papranueshme që një kriminel që ka bashkëpunuar me krimin të jetë i lirë. Balla duhet të merret i pandehur. Nga bashkëpunimi me Edmond Begon, deri tek çështja e ‘Toyota Yaris’, tek çështja ‘Xhisiela’ apo dhe bashkëpunimi me bandat e Elbasanit. Janë akuza të bazuara në fakte dhe prova e përgjime, që duhet të hetohen deri në një”, -tha kryedemokrati.

Nga dosja 339 keni parë vetëm majën e ajsbergut, Basha: I përfshirë edhe Tahiri, Gjiknuri dhe 4 deputetë të PS

Kryetari i PD, ka folur edhe për dosjen 339, ku i përfshirë është kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Basha ka thënë se nga kjo dosje, publiku ka parë vetëm majën e ajsbergut, pasi sipas tij, të përfshirë në përgjime janë edhe ish-ministri Saimir Tahiri, ministri Damian Gjiknuri dhe 4 deputetë të PS. Basha gjithashtu tha se Balla dhe kryetari i Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini janë të përfshirë në transaksione kriminale.

Në rrafshin e skandaleve kriminale mund t’ju them se dosja 339 nga e cila keni parë vetëm majën e ajsbergut, në vetvete është pjesë e disa hetimeve të nisura nga prokuroria, disa prej tyre të nisura me kërkesën tonë, siç është dosja e Dibrës ku janë interceptuar në mënyrë ligjore, pra janë krijuar fakte dhe prova ligjore të përfshirjes së Saimir Tahirit, në atë kohë ministër i Brendshëm, Damian Gjiknurit, ende ministër dhe të paktën të 4 deputetëve të PS në transaksione të së njëjtës natyrë si dosja 339 me banda të krimit të organizuar, me figura të krimit të organizuar si Ymer Lala dhe të tjerë eksponentë të krimit të organizuar për të ushtruar presion, për të blerë vota dhe për të kërcënuar votuesit e Dibrës në masakrën e shtatorit 2016 që ishte prologu dhe prova gjenerale për skemën që u aplikua në gjithë vendin në zgjedhjet e qershorit 2017.
Në kuadër të këtyre të fundit, pra të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 siç është dëshmuar jo vetëm nga Emiljano Nuhu por dhe burime të tjera, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe prokuroria e Elbasanit kanë prova faktike të përfshirjes në transkasione kriminale të dy eksponentëve të PS-së, kryedeputetit për PS-në Taulant Ballës dhe Qazim Sejdinit. 

Lulzim Basha, kryetar i PD

Ora 14:20/ Konferenca e Bashës, reagon Rama: Jam i impresionuar o artist, të kanë zënë të prerat nga zgjedhjet

Pas konferencës së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili akuzoi qeverinë Rama për lidhje me trafikun e drogës, si edhe hodhi akuza direkte për një korrupsion me tenderin për faturimin e bizneseve, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit.

/xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë