Kosova nuk u pranua në organizatë, reagon zyrtarisht INTERPOL

Kosova nuk u pranua në organizatë, reagon zyrtarisht INTERPOL

Foto ilustruese

Republika e Kosovës ka dështuar për t’u anëtarësuar në INTERPOL. Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it nuk votoi pro anëtarësimit të Kosovës dhe lajmi është bërë i ditur nga vet ajo, e cila ka lëshuar një deklaratë zyrtare në llogarinë personale në rrjetin social “Tëitter”.

“Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës është refuzuar nga Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it”, shkruan faqja zyrtare e saj, transmeton media kosovare “Express”.

Kosova dështoi të anëtarësohej pas dy raundeve, pasi nuk mori as dy të tretat e votave nga 154 shtetet pjesëmarrëse. Në raundin e parë siguroi 76 vota pro dhe 56 kundër, ndërsa në raundin e dytë pas 20 minutave pati 65 vota pro dhe 51 kundër. Sa i takon dy shteteve të tjera të cilat kishin aplikuar për anëtarësim në INTERPOL, u pranuan. 

"Dy shtetet e Oqeanisë, Kiribati me mbi 100 mijë banorë dhe Vanuatu mbi 200 mijë banorë, u anëtarësuan në INTERPOL, shkruan "Express".

Kosova ka reaguar ndaj vendimit të marrë nga organizata e INTERPOLIT, duke e cilësuar si një vendim të ndikuar plotësisht nga Serbia. Presidenti i kësaj të fundit, Aleksandër Vuçiç e ka pohuar diçka të tillë, duke u artikuluar se dështimi i Kosovës është produkt i diplomacisë së suksesshme serbe. 

Ditën e djeshme, Serbia së bashku me pesë shtete të tjera si Surinami, Spanja, Qipro, Argjentina dhe Kina votuan kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INTERPOL. Asambleja e Përgjithshme e kësaj të fundit, këtë vit do të mbahet në Dubai nga data 18 deri më 21 nëntor.

Shtetet që votuan kundër

Afrika e Jugut

Angola

Argjentina

Armenia

Azerbajxhani

Bjellorusia

Bolovia

B. Hercegovina

Botsvana

Brazili

Burundii

Kamboxhia

Kameruni

Kili

Kina

Qipro

Kongo

Xhibuti

Eritrea

Spanja

Gjeorgjia

Greqia

Granada

Guatemala

Guinea

Guinea Ekuadoriale

Ishujt Solomon

Indonezia

Irani

Kirgistani

Laos

Lesotho

Libani

Malajzia

Maroku

Maurice

Meksika

Moldavia

Mozambiku

Mianmari

Namibia

Nepali

Uganda

Filipine

Republika Domenikane

Rumania

Kongo

Rusia

Serbia

Sudani

Surinami

Siria

Tunizia

Venezuela

Somalia

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 20/11/2018 17:50

    Duken shtetet demokratike, gjithe bajgat jan ber bashke, shtete ku nuk respektohen te drejtat e njerzeve.

    Përgjigju
  • MILAN: 20/11/2018 12:44

    Nuk e meriton kur deporton njerezit padrejtesisht sepse mund ta keqperdoresh edhe anetaresimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj

Takimet me diasporën, Blendi Klosi: Fokusi tek rienergjizimi i PS! Nisim nga Athina më 12 maj