Kriza greke, lajm i mirë për emigrantët shqiptarë, mund të tërheqin paratë nga bankat

Kriza greke, lajm i mirë për emigrantët shqiptarë, mund të tërheqin paratë nga bankat

Parlamenti grek

Depozituesit e llogarive bankare në Greqi duke nisur nga data 4 qershor mund të tërheqin një total prej 5000 euro në muaj në banka apo bankomate, sipas një vendimi të Ministrisë së Financave të botuar në Gazetën Qeveritare. Më parë ata mund të tërhiqnin vetëm 2300 euro në muaj.

Referuar vendimit të ministrit grek të Financave, Euklid Tsakalotos, në të njëjtën kohë transferimi i euros jashtë vendit do të rritet gjithashtu nga 2300 në 3000 euro. Vendimi i qeverisë gjithashtu lehtëson transferimin jashtë vendit në një masë prej 4000 euro për mbajtësit e llogarisë çdo dy muaj duke nisur nga 1 korriku 2018.

Lidhur me pronarët e bizneseve, transaksionet ndërkombëtare si pjesë të aktivitetit të biznesit do të rriten në 40 000 euro në ditë nga 20 000 euro që ishte më parë. Ministria e Financave synon të heqë të gjitha kontrollet e kapitalit me qëllim sigurimin e aktivitetit të biznesit dhe likuiditetit përpara daljes së Greqisë nga programi i shpëtimit në gusht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm