Kryemadhi publikon videon: Ja si po e përgatit Rama grabitjen e pronave të shqiptarëve

Kryemadhi publikon videon: Ja si po e përgatit Rama grabitjen e pronave të shqiptarëve

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka publikuar një video në ‘Facebook’, ku akuzon kryeministrin Edi Rama. Kryemadhi shkruan se videoja tregon se si Rama po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj.

Sipas kryetares së LSI, makutëria e kryeministrit nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral, ndërsa sulmon edhe policinë, kur shton se në mënyrë arbitrare uniformat blu janë në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare.

Video më poshtë tregon qartë se si kryeministri po përgatit grabitjen dhe tjetërsimin e pronës së shqiptarëve, jo vetëm në qendër të Tiranës, por edhe në rrethinat e saj. Makutëria e tij nuk njeh më asnjë kufi ligjor dhe moral! Në mënyrë arbitrare policia është në krah të grabitësve të pronës së familjeve shqiptare, që e kanë blerë atë në përputhje me ligjet në fuqi.

Ende pa hyrë në fuqi ligji, sejmenët e Edi Ramës po i turren pronave dhe shtëpive të shqiptarëve duke vjedhur ç’të mundin. Ngjarja flagrante e shënuar sot në Kashar është vetëm fillimi i një procesi që Edi Rama e ka projektuar dhe ka nisur t’a zbatojë që nga Teatri Kombëtar e më tutje.

Kjo monstër politike që nuk njeh më asnjë kufi në vjedhje dhe grabitje duhet ndalur në mënyrë urgjente! Papërgjegjshmëria dhe perversiteti i tij, jo vetëm politik, prej kohësh po shkatërron, jo vetëm çdo normë, ligj e moral, por tashmë po gllabëron edhe pronat e ligjshme të shqiptarëve. Ky është momenti kur shqiptarët duhet të ngrihen dhe ndalojnë dorën e këtij satrapi, të cilin nuk e ndal dot as drejtësia e komanduar nga ai vetë.

Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zyberi: 08/07/2018 13:06

    KRSTAQI DHE ERIKU KOMENTOJNE SI MILITANTE TE KRIMINELIT TE POPULLIT ..E........S. SE NUK UA KA MARE QEVERIJA PRONEN QE DISPONOJNE

    Përgjigju
  • Kristaqi: 08/07/2018 06:06

    Kush te beson ty moj buqe me kelysh Gomari.Kur ti mohon edhe burrin per politike çfare te mire presim nga ti.Mos me dhashte zoti nje nënë si ty.Keni ngrene boll me dy luge.Tani lepini kockat e Edit.Jua futi ujin nen rregoste pa e ndjerë.

    Përgjigju
  • Erik: 07/07/2018 17:51

    Ah Sali qe s'vdes nje ore e me pare, i bere te gjithe gjysmake si vetja jote me keto denoncime. Shiko psiken e gruas se presidentit, cfare kapercime mendore nga ligji per teatrin ne nje konflikt prone qe s'merret vesh per cfare eshte dhe kush e ka te drejten. Nga nderzimi artificial tek amerikanet ne Vietnam. Dhe akuzon kuçedra qe s'ka lene gje pa vjedhur ne kete vend.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT

12 mijë euro për një leje për shfrytëzim plazhi, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT