Kthimi i ligjit për Teatrin, Vokshi: Deputetët e PS të refuzojnë urdhrat e Ramës
Deputetja demokrate i bën thirrje ligjvënësve socialistë që të refuzojnë urdhrin e Ramës për ligjin që parashikon ndërtimin e Teatrit të Ri. Sipas saj, ligji i kthyer nga Meta ishte antikushtetues.
Deputetja e PD, Albana Vokshi përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, është shprehur se përgëzon Presidentin Ilir Meta që ktheu ligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar, që është ligji i korrupsionit qeveritar.
"Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, janë një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës.
Kjo tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë, dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese", shkruan Vokshi në faqen e saj në Facebook.
Reagimi i Albana Vokshit
Ushtrimi i përgjegjësive kushtetuese nga Presidenti z. Ilir Meta dhe argumentimi i plote i bërë në dekretin presidencial të refuzimit të ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, jane një dëshmi tjetër që veprimi i Edi Ramës ishte dhunim flagrant i Kushtetutës. Kjo tregon rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga veprimet antikushtetuese, arbitrare dhe korruptive të Qeverisë, dhe pasojat që mund të sjellë mungesa e gjatë e Gjykatës Kushtetuese.
Veprimi i Presidentit të Republikës, meriton të përshendetet!
Gjej rastin të falenderoj edhe njëherë te gjithë artistët, aktivistët dhe organizatat ndërkombëtare qe ju bashkuan qëndresës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar, ndërtesën unike me vlera të jashtëzakonshme në Trashëgiminë Kulturore Europiane, si dhe për të ndalur grabitjen e pronës publike për qëllime korruptive.
I bëj thirrje deputeteve socialist të reflektojnë dhe lexojnë me vëmendje Dekretin e Presidentit, si dhe të heqin dorë e të mos i nështrohen urdhrit mafioz të Edi Ramës, por të mbrojnë trashëgiminë kulturore, pronën publike dhe interesin publik.
Qëndresa duhet të vazhdojë derisa ky ligj të varroset perfundimisht. Unë do të jem atje në shesh me qytetarët derisa kjo të ndodhë.
Lajmi kryesor:
Teatri/ Meta kthen ligjin në parlament: Ja 9 shkeljet që duhen rishqyrtuar! PS: Do e rivotojmë
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.9%
-
Jo
28.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 1993
Lajme të tjera
-
Romeo Kara: SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh në majë të paraleles! S’ka lënë të zezë pa bërë, i duket vetja i paprekshëm
2 Maj, 18:17
-
Meta i përgjigjet Gonzatos: Jemi mësuar me deklarata të tilla, argëtohemi! S'ndal sulmin ndaj SPAK: Veproni, se populli i Tiranës është i revoltuar, s'po e mbajmë dot
2 Maj, 14:56
-
Babai pensionist i Ilir Metës shtëpi në Gjirin e Lalzit, e bleu me një shifër qesharake në vitin 2023
2 Maj, 13:54
-
Veliaj në SPAK dhe sulmet e Metës, Gonzato: S'komentojmë hetimet, lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet! Mbështetja jonë e palëkundur
2 Maj, 11:30
-
Dash Sula: Kam bojkotuar mbledhjet e grupit! Berisha, Meta dhe Basha figura të konsumuara, i japin Ramës fitoren e radhës
1 Maj, 17:56
-
Frrok Çupi: Një intervistë që nuk do përgjigje për shkak se është e qartë
1 Maj, 10:11
-
Kryemadhi ‘spastrohet’ nga Kryesia e PL, por zgjidhen dy të besuarit e saj, Braimllari e Elona Guri! Meta: Rama ka kapur për fyti drejtësinë
1 Maj, 10:06
-
Halit Valteri: SPAK ka kërkuar masë arresti për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, pritet vendimi
30 Prill, 23:07
-
SPAK kontroll në shtëpinë e Olti Currit, i njohur për lidhjet me çiftin Meta-Kryemadhi
30 Prill, 22:21
-
Veliaj dhe Dumani krahasuar me Metën dhe Llallën
30 Prill, 18:15
-
Intervista/ Basha në Report Tv: Protesta para bashkisë po keqpërdoret për interesa personale! Vula e PD? Telenovelë e stisur! Nuk bashkëpunoj me Metën
30 Prill, 13:00
-
Mblidhet Komiteti Drejtues i PL, ndryshime në Kryesi! Jo vetëm Kryemadhi, Meta: Spastrojmë 6 raste nepotizmi
30 Prill, 07:27