POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

‘Kumbari’ i Shkodrës/ Zbardhen lëvizjet me firmën e ndërtimit pas arratisjes në 2014 dhe ‘gabimi’ me mbiemrin

Bardhok Pllanaj dhe pallati 10-katësh i tij në lagjen 'Rus'

Dy ditë më parë policia e Shkodrës arrestoi 44-vjeçarin Bardhok Pllanaj. Ai akuzohet për “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”, ndërsa cilësohet si “Kumbari” i Shkodrës. Pllanaj dyshohet se ka ndërtuar një pallat 10-katësh me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi. Pallati që ka ndërtuar Bardhok Pllanaj ndodhet në lagjen “Rus” dhe kap vlerën e 2 milionë eurove (shiko këtu).

Hapja dhe pezullimi i kompanisë “OLD-B”
Bardhok Pllanaj, biznesmeni i ndërtimit i përfshirë në aktivitetin e ndërtimit në Shkodër, rezulton të ketë menaxhuar dhe administruar kompaninë e tij “Old-B” edhe pse ishte në kërkim policor. Gazeta “Shqiptarja.com” zbulon se i dyshuari për trafikun e mbi 800 kilogramë drogë nga laguna e Vilunit në Lezhë në drejtim të Malit të Zi, ka pasur një firmë ndërtimi, të cilën e ka pezulluar sapo i janë hapur problemet me drejtësinë, ndërkohë që sërish e ka rihapur këtë aktivitet në muajin Shkurt të 2015.

Dokumentet që disponon gazeta “Shqiptarja.com”, tregojnë se Pllanaj menjëherë pas zhdukjes spektakolare nga sytë e policisë dhe prokurorisë, ka bërë pezullimin e firmës së ndërtimit të “Old-B”. Pllanaj, këtë kopani e ka hapur në muajin Maj të vitit 2008, ndërkohë që në 30 dhjetor të vitit 2014, dy muaj pasi ishte shpallur në kërkim policor dhe një ditë para Vitit të Ri, ai ka bërë pezullimin e aktivitetit tregtar. Ndërkohë që në 11 shkurt të 2015 biznesmeni Bardhok Pllanaj ka bërë riaktivizimin e kësaj kompanie, duke hedhur firma në dokumentat që janë paraqitur zyrtarisht në institucione.

Firmat të ndryshme
Në dokumente konstatohet se firmat e hedhura nga Bardhok Pllanaj janë të ndryshme. Ndërkohë që në dokumentin e datës 30 dhjetor 2014 vërehet se mbiemri i personit që mendohet se u strehua në makinën e deputetit Mark Frroku dhe lokalin “Antik” të deputetit Tom Doshi, është shkruar gabim, duke u bërë Plangaj dhe jo siç është realisht Pllanaj.

Ora 12:54
U arrestua mbrëmë, ja pallati 2 mln euro që iu sekuestrua 'Kumbarit' të Shkodrës (FOTO)

Pallati i Bardhok Pllanajt që u sekuestrua në Shkodër

1 / 7

Pallati i Bardhok Pllanajt që u sekuestrua në Shkodër

2 / 7

Pallati i Bardhok Pllanajt që u sekuestrua në Shkodër

3 / 7

Pallati i Bardhok Pllanajt që u sekuestrua në Shkodër

4 / 7

Pallati i Bardhok Pllanajt që u sekuestrua në Shkodër

5 / 7

Pallati i Bardhok Pllanajt që u sekuestrua në Shkodër

6 / 7

Bardhok Pllanajt

7 / 7
d.ba./b.ha.
Komento

Komente

  • Ela Shkoder: 05/12/2018 18:07

    Nuk kam hiq info Por ato qe kane hyrjet e blera c taksirat kane te ju meret banesa ?! Nuk eshte faji i tyre gjynah

    Përgjigju
  • Te erdhi dita bardhok: 05/12/2018 09:52

    I fundit qe ka met gjall nga grupi cim cafit. Asht e cuditshme si ka shpetu gjall der sot me tan ato krime e poshtersina qe ka ba ! Uroj te jet fundi per ty bardhok e te lash nji dit gjitha mekatet qe ke ba

    Përgjigju
    • fieraku: 05/12/2018 10:50

      cim cafi kush esht ai qe u vra ne X5e zez para 10vjetsh??