Laçi kryeqendër, sonte pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout/ Masat e policisë

Laçi kryeqendër, sonte pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout/ Masat e policisë

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout

12 Qershori është e marta e fundit e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç. Mijëra besimtarë pritet që të marrin pjesë në pelegrinazh. Ata do i drejtohen kodrës mbi qytetin e Laçit, duke besuar në mrekullitë e këtij vendi.

Për besimtarët nata e 12 qershorit është momenti i veçantë. Nisur edhe nga vitet e kaluara, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e situatës. Policia e Lezhës njofton se nuk do të lejojë sot dhe nesër lëvizjen dhe parkimin e mjeteve në disa rrugë për shkak të pelegrinazhit.

INFORMACIONI I POLICISË:
Masat e marra nga Policia e Lezhës për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2018.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Masat e marra si më poshtë:

– Nga ora 08:00 datë 12.06.2018 – ora 24:00 datë 13.06.2018, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:

“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout ”

“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”

“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”

“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/ taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore ,mjetet e emergjencave civile , zjarrëfiksja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.

– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.

– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirditor M'NITALI: 12/06/2018 13:37

    KISHA E LAçIT E RUJT SHQIPERIN NGA TRADHTARET E TE HUAJT QE PO VIN PERDITE E PO VJEDHIN PASURIN E VENDIT SI NE DET E MALE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin