Rikthehet në burg ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika

Rikthehet në burg ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika

Ish-kreu i ARRSH, Dashamir Xhika

TIRANË-  Report Tv ka mësuar se Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka vendosur të rikthejë në burg, ish-drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika. Xhika kthehet në qeli pas kërkesës së prokurorisë për Krimet e Rënda, më 27 korrik. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, e liroi Xhikën më 23 korrik, vendim që u mor në fshehtësi dhe u mësua nga Report Tv më 26 korrik. Në vendim thuhej se Xhika mund të gjykohej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi nuk ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore. Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos më 2 shkurt 2018, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Xhika, dhe zyrtari tjetër i ARRSH-së, Andi Toma, janë nën akuzë se abuzuan me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar në vlerën e 5 mln eurove.

Xhika nuk akuzohet vetëm për këtë dosje. Mbi ish-numrin 1 të ARRSH-së, rëndon edhe akuza e shpërdorimit të fondeve për aksin Tiranë-Elbasan, një rrugë e nisur para shumë vitesh dhe e papërfunduar deri më sot. Ndërtimi ishte parashikuar të kushtonte 407 mln $, por në auditin e ministrisë së Infrastrukturës, rezultoi se kishte një dëm prej 54 milionë $.

Njoftimi i policisë së Tiranës

Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan Vendimin Penal Nr.94, datë 01.09.2018, të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga "Arrest në shtëpi", në “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit nën hetim Dashamir Xhika, 47 vjeç, banues në Tiranë (ish-Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar). Xhika është person nën hetim i dyshuar për konsumim të veprave penale të “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre” të parashikuara nga nenet 260 dhe 248 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bledi: 01/09/2018 20:49

    se blen drejtesin likja edhe monia mo... publikoni komentet

    Përgjigju
  • Fredi: 01/09/2018 20:11

    Mooos do filloj te qaje Mona! Nuk i paskan blere dot keta te apelit kete rradhe. Vetingu duhet te shkarkohe urgjent gjykatesin e shkalles se pare qe e la ne arest shtepi kete vemje korupsioni. I leverdis te flae tani ky qe harxhonte nje kg gel per te lyer floket. Hajdenu tani filloni me Haxhinaston dhe zbertheni zinxhirin e korupsionit te bandes LSI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit