Hakmarrja për plagosjen e 6 viteve më parë, ekzekutohet tek dera e shtëpisë 27-vjeçari në Mamurras (Emri)

MAMURRAS- Pas vrasjes së adoleshentit, Adriel Sala në Fushë-Mamurras, një tjetër vrasje ka ndodhur në orën 04:30 të mëngjesit në këtë qytet. Vrasja ka ndodhur në lagjen Zef Hoti, ku është vrarë 27-vjeçari, Indrit Pepa. I riu sapo kishte dalë nga dera e shtëpisë në momentin e vrasjes. Mbi të riun, Indrit Pepa është qëlluar disa herë. Burime për Report Tv, bëjnë me dije, se shkak i vrasjes është hakmarrja për një plagosje që Pepa ka kryer 6 vite më parë ndaj autorit, të identifikuar si 49-vjeçari me inicialet A.M. 

Viktima Indrit Pepa

Mësohet se i riu jetonte prej kohësh jashtë Shqipërisë dhe se ishte kthyer kohët e fundit në atdhe, tek familja e cila qendronte e ngujuar prej 6 vitesh, që nga momenti i plagosjes që Pepa kishte bërë ndaj autorit. Burimet bëjnë me dije se Indrit Pepa ishte babai i një vajze 4-vjeçare. Policia njofton se autori është shpallur tashmë në kërkim por ende nuk është kapur. Në njoftim thuhet se i riu ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Traumës. 

Njoftimi i plotë:

Kurbin 

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë. 

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij. 

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është vrasja e dytë në më pak se 24 orë, pasi mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mamurras, humbi jetën një 14-vjeçar, i identifikuar si Adriel Sala. Pak ditë më parë, një tjetër vrasje ndodhi në Shkodër ku vra biznesmeni Arjan Ferracaku.

Ferracaku u vra me breshëri plumbash, ndërkohë që ende nuk është zbardhur ngjarja. Në dy muaj në Shkodër janë vrarë 6 persona dhe 2 të tjerë janë zhdukur. RENEA, FNSH dhe policia kanë zhvilluar disa aksione në të gjithë vendin për kapjen e autorëve, ku janë sekuestruar në Shkodër, disa makina të fisit Bajri dhe Lici.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:19
“Me 220km/h, tufa me euro, shisha dhe verë”, kush ishte 27-vjeçari që u vra në Mamurras (Foto)

Dalin detaje të reja për Indrit Pepën, 27-vjeçarin që u vra në orët e para të mëngjesit të sotëm para derës së shtëpisë së tij në Mamurras.

“Shqiptarja.com” sjell foto nga jeta e të riut që jetonte jashtë Shqipërisë, pas plagosjes së vitit 2012 ndaj autorit që sot e vrau.

Në fotot e postuara nga vetë i riu në rrjetet sociale, shihet se Pepa ishte i apasionuar pas shpejtësisë. Pepa postonte foto të makinës duke kapur në 220 kilometër në orë shpejtësi.

Duke pirë “Shisha” jashtë Shqipërie, verë të kuqe me mbishkrimin “Gëzuar Baftjar”, Pepa ka postuar foto duke qëlluar me një pushkë lodër në një poligon lojrash.

Për më shumë ndiqni fotot.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi DOBIÇI: 06/09/2018 09:45

    Kokat Hëngshi ishalla që të gjithë ju Plehra që Vrisni dhe Vriteni me njeri-tjetrin për Arogancë ! Jo pse më shikon? Jo pse shikon motrën time ? Jo pse i hodhe llaf Kushurirës time? O SHQIPTAR BUDALLENJË ju VODHI dhe ju RROPI Petrit Vasili me Ardian BANDIT Fullanin për 12 VJET RRESHT , dhe ju shkoni dhe VRISNI njeri-tjetrin për muhabete Çiliminjsh! O IDIOTË dhe INJORANTË Zgjohuni sepse po Fërkon Barkun HAJDUTI Petrit Vasili me Ardian Fullanin me LEKËT që ju kanë VJEDHUR juve FUNDËRRINAVE që ngelët duke VRARË njeri-tjetrin ! ZGJOHUNI O Shqiptarë , sepse deri në Vitin 2035 Mazhoranca në Shqipëri do jenë MUXHAHEDINËT e Petrit Vasilit bashkë me ROMËT dhe JEVGJIT , kurse SHQIPTARËT do jenë MINORANCË !

    Përgjigju
    • Faiku: 06/09/2018 12:35

      Ja Fa-iku ka dy motrat e ndara nga burrat dhe nuk vret njeri. Fisin po e ka plot me k***a dhe ne rregull eshte. Mbas plwgosjes qe i beri, viktima e ka provokuar serish vrasesin, qofte duke u shfaqur hapur, qofte dhe duke i derguar fjale se do e vriste fare. Keto Fa-iku nuk i di se ka qene ne psikiatri, kur gjen mundesine dhe eshte ne krize shkruan ketu. Nuk eshte terapia e duhur kjo o Fa-ik se je bere gazi i botes.

  • Marius: 06/09/2018 08:53

    Basha fle gjume, nuk ben dot opozite se e blen Rama sa here nis ndonje proteste te vobekte. Do bente me mire Lulushja ti binte b**thes e te largohej fare nga Shqiperia !

    Përgjigju
  • Vladimir: 06/09/2018 08:48

    Vrisni e vrituni cdo dite se sa per tu vajtuar vjen Luli dhe Monja kudo e kurdo qe te ndodheni.

    Përgjigju
  • sapa: 06/09/2018 08:35

    Shqiptare vizitoni atdheun e dashur qe politika e korruptuar te mbijetoje sa me gjate!

    Përgjigju
  • Ilo: 06/09/2018 08:21

    O burra opozite te henen tjeter ne mamurras keshtu ndodh kur nuk ke alternativa qeverisese dhe perpiqesh te kapesh pas cdo fije kashte qe te del rruges dhe perpiqesh ta besh kauze.Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë